Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se të enjten do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 5-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 16-18 gradë Celsius.


Do të fryjë erë nga verilindja dhe jugperëndimi me shpejtësi 1-10 m/s. /Telegrafi/