Sot mbi vendin tonë parashihet të mbajë mot me diell. Orëve të mëngjesit mundësi për mjegull nëpër ultësira.

Temperaturat do të sillen nga 2 deri në 10 gradë celsius.


Ditën e premte afrimi i një sistemi frontal, sjell shtim të vranësirave, e orëve të mbrëmjes dhe gjatë natës, me mundësi për riga lokale shiu, e zonave malore edhe për borë.

Temperaturat pësojnë rënie të ndjeshme nën vlera mesatare. /Telegrafi/