Kosova U-21 sot do të kthehet të luajë në Mitrovicë, nën dritën e reflektorëve në stadiumin ‘Adem Jashari’ ku pret Izraelin.
Djelmoshat e Rafet Prekazit kanë marrë 6 pikë deri më tani në këto kualifikime, me dy fitore dhe dy humbje.
Atmosfera në ditët e tubimit ka qenë jashtëzakonisht e mirë, derisa entuziazmi për një tjetër paraqitje dinjitoze është i madh.
Po ashtu gëzon fakti se të gjithë futbollistët janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe të gjithë janë të gatshëm dhe në dispozicion për sfidën e ndaj Izrealit.
“Si çdo herë edhe në këtë ndeshje pres angazhim maksimal të futbollistëve. Ne kemi punuar për të pasur një paraqitje të mirë dhe për të arritur sukses, por duhet pasur parasysh se në futboll asnjë ndeshje nuk është e njëjtë, secila i ka veçoritë e sa”.
“Jemi përfaqësuese e re në Evropë, prandaj duhet të japim mbi 100 për qind për t’i treguar Evropës se lojët e paraqitura në ndeshjet e kaluara nuk kanë qenë të rastësishme dhe se më nuk jemi kafshatë e lehtë për askënd”.
“Jemi të vetëdijshëm për kualitetin e Izraelit, mirëpo këtu ka brumë dhe vetëm duhet që populli t’i përkrahë dhe t’u japë kurajë. Gjithsesi, ne duhet të flasim pak e të punojmë shumë dhe sigurisht se as rezultatet nuk do të mungojnë. Të gjithë duhet të mburremi me këta djelmosha që japin maksimumin e tyre për shtetin e tyre”, ka thënë Prekazi.
Ndeshja fillon në ora 19:00 dhe zhvillohet nën dritën e reflektorëve në stadium ‘Adem Jashari’. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëLiverpooli refuzoi një ‘mega ofertë’ nga Arabia Saudite – kjo la të mërzitur yllin e tyre
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
Vinicius i dërgon mesazh Arabisë Saudite pas mega-ofertës që ka pranuar
Tre lojtarët që Ronaldo i kishte kërkuar Real Madridit t'i transferonte në vitin 2017 - por Perez refuzoi
La Liga fiton betejën ligjore ndaj Real Madridit dhe Barcelonës – siguron të drejtat e termit ‘El Clasico’
Ronaldo thotë se Man City do të ketë 'frikë' nga Real Madridi, pasi është bërë parashikimi i Ligës së Kampionëve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Dalin shifrat, sa emigrantë nga Shqipëria e Kosova në SHBA mund të dëbohen pas urdhrit të Trump
Tre lojtarët që Ronaldo i kishte kërkuar Real Madridit t'i transferonte në vitin 2017 - por Perez refuzoi
Dyshime se planifikonin vrasje, avokatja e familjes Elshani: Familja ishte e gatshme të ofronte gjithçka që kishin
Vinicius i dërgon mesazh Arabisë Saudite pas mega-ofertës që ka pranuar
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
Ronaldo thotë se Man City do të ketë 'frikë' nga Real Madridi, pasi është bërë parashikimi i Ligës së Kampionëve