LAJMI I FUNDIT:

Sot i jepet lamtumira e fundit Shyqri Nimanit, profesorit që shkroi Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës

Sot i jepet lamtumira e fundit Shyqri Nimanit, profesorit që shkroi Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës

Sot i jepet lamtumira e fundit akademikut, njëherësh profesorit të Fakultetit të Arteve në Universitetin e Prishtinës si dhe kaligrafisti i Deklaratës së Pavarësisë së Kosovës, Shyqri Nimani i cili ndërroi jetë të enjten në Prishtinë.

Në orën 14:00 deri në orën 15:00 do të mbahen homazhe në pallatin e Rinisë në Prishtinë, në nderim të profesorit tashmë të ndjerë.

Ndërsa në orën 15:00 deri në orën -16:00 do të mbahet një mbledhje komemorative për profesorin e ndjerë, Shyqri Nimani, por ashtu në pallatin e Rinisë.


Ndërkaq, varrimi i profesorit të ndjerë, Shyqri Nimani do të bëhet në orën 17:00 në varrezat e Prishtinës, Arbëri.

Kush ishte Shyqri Nimani, profesori që shkroi Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës
Lexo po ashtu Kush ishte Shyqri Nimani, profesori që shkroi Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës

Kush ishte Shyqri Nimani, profesori që shkroi Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës

Akademiku Shyqri Nimani, ishte profesor i Fakultetit të Arteve në Universitetin e Prishtinës si dhe kaligrafisti i Deklaratës së Pavarësisë së Kosovës.

Ai u lind në vitin 1941, në Shkodër, Shqipëri, ndërkaq ndërroi jetë sot në moshën 82 vjeçare në Prishtinë.

Nimani njihej si dizajneri i parë grafik. Ai po ashtu ishte një ndër themeluesit e Departamentit të Dizajnit Grafik në Fakultetin e Arteve, Universiteti i Prishtinës, Kosovë. Nimani, diplomoi në Akademinë e Arteve Aplikative në Beograd, më 1967, në seksionin e librit.

Ai i bëri studimet postdiplomike në vitin 1969 në të njëjtin universitet dhe vazhdoi hulumtimin e tij artistik në Japoni në periudhën 1976—78.

Në vitin 1979, ai u bë drejtori i parë i Galerisë Kombëtare të Kosovës.

Akademiku Nimani gjithashtu ishte magjistri i pari i Dizajnit Grafik në ish-Jugosllavi. Ai përpos që ka shkruar Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës, ka dizajnuar edhe disa nga logot që kanë disa institucione në Kosovë, përfshirë logon e Universitetit të Prishtinës, logon e Policisë së Kosovës etj.

Po ashtu të enjeten në nderim të jetës dhe veprës së tij deputetët e Kuvendit të Kosovës mbajtën një minutë heshtje./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Arrestohet një serb i dyshuar për krime lufte në Kosovë, Prokuroria Speciale jep detaje

Arrestohet një serb i dyshuar për krime lufte në Kosovë, Prokuroria Speciale jep detaje

Drejtësi
Lushtaku paralajmëroi fundin politik të Limajt, reagojnë nga Nisma: Për këtë vendosim ne

Lushtaku paralajmëroi fundin politik të Limajt, reagojnë nga Nisma: Për këtë vendosim ne

Lajme
Haradinaj: Kurti është e keqja, na la pa NATO-n, ShBA-të e BE-në

Haradinaj: Kurti është e keqja, na la pa NATO-n, ShBA-të e BE-në

Lajme
Feith thirrje Kosovës: Mos e merrni të mirëqenë mbështetjen e SHBA tani e tutje

Feith thirrje Kosovës: Mos e merrni të mirëqenë mbështetjen e SHBA tani e tutje

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Të mërkurën nis numërimi i votave të diasporës

Të mërkurën nis numërimi i votave të diasporës

Lajme
Kalo në kategori