Sot do te inaugurohet fabrika e dytë e trajtimit të ujërave të zeza, në vlerë me më shumë se 700.000 euro, e ndërtuar në territorin e Republikës së Kosovës e cila do t’i dorëzohet përfituesve – Komunës së Prishtinës dhe Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit Prishtina, gjatë ceremonisë zyrtare.
Ceremonia do të fillojë në vendin e fabrikës së sapo ndërtuar të trajtimit të ujërave të zeza, në bregun lindor të Liqenit të Badocit, pranë fshatit Mramor dhe do të marrin pjesë Ambasadori i Republikës Çeke Ivo Silhavy si dhe Drejtori i Agjencisë së Zhvillimit Çek Pavel Frelich, përfaqësues të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe institucioneve të tjera relevante.
Shpend Ahmeti, kryetar i Komunës së Prishtinës, do të jetë pjesë e kësaj ngjarje, duke marrë parasysh rëndësinë e Liqenit të Badocit për qytetin e Prishtinës, si burim i rëndësishëm i ujit të pijshëm. Albena Reshitaj, Ministre e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë, Valdrin Lluka Ministër i Zhvillimit Ekonomik, Ivan Todosievic Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal dhe Srdjan Popoviq Kryetari i Graçanicës, do të jenë pjesë e po kësaj ngjarje mjaft të rëndësishme.
Pjesë e ceremonisë do të jetë edhe demonstrimi dhe shpjegimi i proceseve të trajtimit të ujërave të zeza.
Ky projekt është financuar nga Republika Çeke në kuadër të Programit Çek të Bashkëpunimit dhe Zhvillimitm, në bashkëpunim me institucionet e Kosovës dhe është bashkëfinancuar nga Komuna e Prishtinës dhe KRU Prishtina. Ky projekt paraqet një moment të rëndësishëm në zhvillimin e sektorit të mjedisit në Kosovë.
Projekti është implementuar nga shoqata e kompanive profesionale nga Republika Çeke – Ircon sh.pk si udhëheqëse e konsorciumit dhe TopolWater. Partneri lokal në Kosovë ishte kompania Projekti Plus L.L.C.
“Ne jemi shumë të kënaqur që jemi një ndër kompanitë e para çeke që ndihmojnë Republikën e Kosovës për të zgjidhur problemin me ngarkesat ekologjike të ujërave të zeza të patrajtuara. Ky impiant i ri i trajtimit të ujërave të zeza do të pajiset me teknologjitë e fundit efikase në fushën e trajtimit të ujërave të zeza” tha Z. Jan Topol, drejtor i kompanisë TopolWater.
Kompania zbatuese, përveç ndërtimit të impiantit të ujërave të zeza, realizoi trajnime për operim dhe mirëmbajtje dhe organizuan fushatë ndërgjegjësimi për banorët, me fokus të veçantë te fëmijët.
Ceremonia do të përfundojë me një gotë verë dhe pritje të vogël në restorantin e afërt “Villa Valboni” në Badoc.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Kjo është gjendja e nxënësve të aksidentuar dje në Vushtrri

Serbë nga Kosova shkojnë në Beograd “për të mbrojtur presidentin”

Gjenerali i Ushtrisë së SHBA-së takohet me Enrico Barduanin, flasin për situatën e sigurisë në Kosovë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës