Sot, 6 të infektuar, 2 të shëruar dhe një i vdekur nga COVID-19 në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), ka njoftuar se sot 6 persona kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, kurse dy persona janë shëruar dhe një ka ndërruar jetë.
Sipas IKSHPK, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, sot janë testuar gjithsej 243 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, nga të cilat me SARS-CoV-2 dy rastë janë konfirmuar pozitivë.
“Rastet pozitive janë raste kontakti nga: komuna e Prizrenit 6 raste (sipas vendbanimit: 6 raste Romajë)”, thuhet në njoftim, përcjell Telegrafi.
Komunikata e plotë e IKSHPK:"GJASHTË RASTE ME COVID-19 DHE DY TË SHËRUAR! Sot më 25 maj 2020, me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 243 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren. Me SARS-CoV-2, janë konfirmuar 6 raste.




















































