Sot (e shtunë) fillojnë ndeshjet e vlefshme për javën e 30-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Xhiro e 30-të fillon me një ndeshje sot, dy tjera zhvillohen nesër (e diel), ndërsa dy të tjera të hënën.


Ndeshja e vetme gjatë ditës së sotme është ajo në mes të Malishevës dhe Llapit, e cila do të zhvillohet në ‘Liman Gegaj’.

Ky takim është paraparë të fillojë nga ora 15:00 dhe është shumë i vlefshëm për të dyja skuadrat.

Vendasit duan fitore për ta konfirmuar veten në top treshe të tabelës, ndërsa mysafirët duan rezultat pozitiv për t’i ikur pozitave të rrezikshme. /Telegrafi/

telegrafi sport app