LAJMI I FUNDIT:

Sot fillon vendosja e re e gjykatësve në Gjykatën Penale të Shkupit

Sot fillon vendosja e re e gjykatësve në Gjykatën Penale të Shkupit

Gjykatësit në Gjykatën Penale prej sot do të punojnë me vendosjen e re që e ka përgatitur kryetari Ivan Xholev.

Me orarin e ri janë bërë ndryshime drastike dhe numri më i madh i lëndëve të PSP-së do të gjykohen nga gjykatës të rinj, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në Departamentin për Krim të Organizuar prej sot janë gjykatësit Ognen Stavrev, Dobrilla Kacarska, Vlladimir Tufegxhiq, Ceneta Bektoviq, Goran Boshevski, Vaska Nikollovska Masevska, Darko Todorovski, Osman Shabani dhe Sofçe Gavrillova Efremova.


Ndërsa gjykatësit e njohur në opinion si Vlladimir Pançevski, Tatjana Mihajllovska dhe Verka Petkovska do të veprojnë në shkeljet në komunikacion.

Gjykatësit që nuk janë të kënaqur me vendosjen e re kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Lartë në vend.

Para Vitit të Ri edhe kryetari i Gjykatës Themelore Shkupi 2, Ilir Sulejmani, ka bërë ndryshime në vendosje e gjykatësve, por në të cilin nuk ka ndryshime si në Gjykatën Penale./Telegrafi/