LAJMI I FUNDIT:

Sot fillon vaksinimi në Maqedoninë e Veriut

Sot fillon vaksinimi në Maqedoninë e Veriut
Foto: Ilustrim

Sot fillon vaksinimi i 20 mijë qytetareve të moshës mbi 77 vjet me sëmundje kronike, ndërsa vaksinat do të jepen gati në të gjitha qytetet e Maqedonisë së Veriut.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë deri këtë javë janë lëshuar gjithsej 9.577 termine dhe deri tani ka pasur 5.976 termine për vaksinim për qytetarët e moshës mbi 77 vjet, ndërsa pikat vaksinale do të punojnë në dy ndrime dhe do të jenë të hapura nga ora 08:00 deri në ora 20:00 nga e hëna deri të premten.

Këta persona do ta pranojnë vaksinën AstraZeneca që erdhi më 28 mars përmes Kovaks mekanizimit dhe krahas këtyre 24 mijë vaksinave pritet që në prill të arrijnë edhe 76 mijë doza të tjera.


Ndryshe, deri tani në Maqedoni janë vaksinuar 7.005 punonjës shëndetësorë. Mbi 4.000 pranuan vaksinën “Pfizer” dhe po ashtu u rivaksinuan, ndërsa gjatë fundjavës arriti edhe dërgesa e dytë e vaksinës ruse “Sputnik” dhe që është për rivaksinimin e 3.000 punonjësve shëndetësorë të cilët tashmë e kanë pranuar dozën e parë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Politikë
Shëndeti mendor në fokus – stresi, sulmet e panikut, traumat e depresioni, flet psikologia Antigona Qenaj

Shëndeti mendor në fokus – stresi, sulmet e panikut, traumat e depresioni, flet psikologia Antigona Qenaj

Shëndetësi
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

Lajme
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet

Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet

Kronika e Zezë
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Lajme
Dy familjarë rrihen mes vete pas një mosmarrëveshje – Policia raporton për katër raste të dhunës në familje në 24 orë

Dy familjarë rrihen mes vete pas një mosmarrëveshje – Policia raporton për katër raste të dhunës në familje në 24 orë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori