Sot fillon pagesa e pensioneve në Maqedoni, do të jenë më të larta për 1000 denarë
Prej sot (29 mars, e martë) fillon pagesa etapore e pensioneve të marsit, të cilat janë më të larta për 1.000 denarë (16 euro).
Siç informojnë nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, më shumë se 330 mijë pensionistë do t’i marrin 1000 denarë shtesë me pagesën e pensionit të marsit përmes ndihmës financiare direkte e cila do të paguhet edhe në muajt prill dhe maj.
Pensionet do të paguhen para kohe dhe në mënyrë etapore, me qëllim që të mundësohet mbrojtje e pensionistëve në kushte rreziku nga Covid-19.
Marrja e pensioneve nëpër filialet dhe ekspoziturat e bankave për pensionistët që nuk përdorin kartela do të realizohet në katër grupe, sipas vlerës së pensionit: për pensionet deri në 11.000 denarë, pagesa do të bëhet më 29.03. 2022 (e martë); për pensionet në vlerë prej 11.001-14.000 denarë, pagesa të bëhet më 30.03.2022 (e mërkurë); për pensionet në shumë prej 14.001-18.000 denarë, pagesa të bëhet më 31.03.2022 (e enjte); kurse për pensionet në vlerë mbi 18.001 denarë, pagesa të bëhet më 01.04.2022 (e premte).
Pensionistët që përdorin kartela pagesore, të lidhur me llogarinë në të cilën transferohet pensioni, mund t’i marrin paratë nga data 29 mars (e martë). Ata mund të tërheqin pensionin në bankomat, të përdorin mjetet e pagesës në rrjetin tregtar ose për pagesa elektronike.
“Ministria e Punës dhe Politikës Sociale bën me dije se pensionet janë të sigurta në llogaritë e shfrytëzueve, sistemi i pensioneve është stabil dhe funksionon pa probleme. I bëjmë thirrje pensionistëve që t’i përmbahen orarit të pagesave, sepse pagesa hap pas hapi bëhet me qëllim të zvogëlimit të rrëmujës në banka dhe mundësive për rrezikim të shëndetit personal dhe publik”, theksojnë nga MPPS./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDel duarsh protesta në Tiranë, Adriatik Lapaj përplaset me "Lëvizjen Bashkë" të Arlind Qorrit
Vogel: Trump nuk e ka dialogun në prioritetet e tij, shkëmbimi i territoreve mund të kthehet në tavolinë
Pamje nga burgu, Ilir Meta ecën në ambientet e ajrosjes
Ekspertët e sigurisë: Shtimi i forcave ndërkombëtare, reagim ndaj destabilizimit të mundshëm nga Serbia
Skandaloze: Turistët nga Vlora i detyrojnë të ecin me orë të tëra për të arritur te pistat e skijimit në Brezovicë
Vjedhje në Prishtinë e Fushë Kosovë, arrestohen katër persona – mes tyre dy shtetas të Maqedonisë së Veriut
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Laerti me deklaratë të rëndë për Gjestin: Dikush duhet të çohet ta vrasë
Ramaswamy largohet nga DOGE që do ta drejtojë Musk
Fillon parada në nder të presidentit të ri
Stresi rikthehet në Big Brother VIP Kosova, refuzon t’ia jap dorën Vullnetit
Momenti kur Xum Allushi shan Gjestin në Big Brother VIP Albania 4
Vogel: Trump nuk e ka dialogun në prioritetet e tij, shkëmbimi i territoreve mund të kthehet në tavolinë