Në Qendrën për Numërim dhe Rezultate ( QNR) sot do të fillojë procesi i numërimit të votave me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta.
Këtë e ka bërë të ditur për Telegrafin, koordinatori i Qendrës për Numërim dhe Rezultate, Burim Ahmetaj.
“Sot në ora 16:00 do të fillojë numërimi i votave me kusht dhe votave të personave me nevoja të veçanta. Janë diku rreth 26 mijë e 400 vota, ndërsa numri i votave të personave me nevoja të veçanta është rreth 2 mijë e 150. Mirëpo numri i saktë i tyre do të dihet pas verifikimit që do të iu bëhet këtyre votave”, tha Ahmetaj.

Ahemtaj bëri të ditur se procesi i numërimit pritet të zgjasë dy deri në tri ditë.
Theksojmë se, në Qendrën për Numërim dhe Rezultate, tashmë ka përfunduar numërimi i votave me postë, si dhe po ashtu është përmbyllur edhe rinumërimi i 530 vendvotimeve.
Ndryshe, në zgjedhjet parlamentare të cilat janë mbajtur më 6 tetor kanë votuar 812 mijë e 49 votues apo 44.18 për qind.
Sipas rezultateve preliminare të KQZ-së, partia e parë është Vetëvendosje me 25.50 %, pas saj radhitet Lidhja Demokratike e Kosovës me 24.83 %, kurse Partia Demokratike e Kosovës radhitet e treta me 21.25%.
Rezultatet e zgjedhjeve pritet të certifikohen pas numërimit të votave me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta.
Ndërkohë, dy partitë politike të cilat kanë dalë të parat në zgjedhje, Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës tashmë kanë filluar bisedimet rreth arritjes së një koalicioni qeverisës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Taravari: Numrat për ndryshimet kushtetuese i kemi, edhe në bisedimet me OBRM-PDUKM-në eurointegrimi i vendit ishte temë prioritet

Taksisti sulmohet nga pasagjeri në veri të Mitrovicës

Sipas INSTAT, blegtoria pëson rënie në Shqipëri – kush është fajtori?

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Asnjë minoritet në Drenas por marrin 201 vota

“Goditja e familjes sime, ‘vrasje me pagesë’” - Erion Veliaj reagon nga burgu

A do të jetë posti i presidentit pjesë e 'pazareve' për formimin e qeverisë?

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Para 177 viteve doli gazeta e parë shqiptare “L’albanese d’Italia”

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë