Gjashtë ekipe do të ndeshen për çmimin e vendit të parë në turneun e organizuar në Katowice të Polonisë, ku rreth 900 mijë euro do të ndahen për pjesëmarrësit.

Turneu i cili ka filluar me datën 17 shkurt, tashmë ka arritur në fazën e "Play-Off"-it ku numëron gjithsej gjashtë skuadra.


Aksioni do të rifillojë sot (e premte) pas një pauze katër ditore, me çerekfinalet që do të zhvillohen në Spodek Arena, para mijëra tifozëve.

iem katowice 2022222

Në ndeshjen e parë çerekfinale do të përballen ekipi i ri i G2 kundër ekipit VirtusPro, i cili radhitet i katërti në ranklistën botërore.

Përballja e dytë do të jetë ajo mes ekipit Faze kundër Gambit, ku Faze kërkon të tregojë fuqinë e tyre pas transferimit të super lojtarit nga Estonia, Ropz.

Ndërsa ekipi numër një në botë, Natus Vincere, i cili ka avancuar direkt për në gjysmëfinale ditën e shtunë do të presë fituesin e ndeshjes VirtusPro kundër G2.

Ekipi danez, Heroic, gjithashtu ka avancuar direkt për në gjysmëfinale dhe do të ndeshet ditën e shtunë me fituesin e ndeshjes Faze kundër Gambit.

Finalja e madhe do të mbahet me 27 shkurt (e diel), në formatin BO5 (best of five).

Më poshtë i gjeni oraret e të gjitha ndeshjeve që do të zhvillohen në turneun IEM KATOWICEE premte, 25 shkurt15:30  Virtus.pro - G2 19:00  FaZe - GambitE shtunë, 26 shkurt15:30  Natus Vincere - VP/G2 19:00  Heroic - FaZe/GambitE diel, 27 shkurt17:00  Finalja e madhe (BO5)

/Telegrafi/

telegrafi sport app