Sot 32 organizata joqeveritare dorëzojnë peticionin “Mos na helmoni” kundër deponisë së hirit të Korporatës Energjetike të Kosovës
Deri më tani ky peticion ka mbledhur 350 nënshkrime individuale dhe ka marrë përkrahjen e 32 Organizatave jo-qeveritare, ndërsa do të dorëzohet nga ora 13:00 në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Ambientit.
“Ne qytetarët e Kosovës jemi shumë të shqetësuar për shëndetin tonë dhe për tërë ekosistemin në të cilin jetojmë. Nëpërmjet këtij peticioni ngrisim zërin dhe kërkojmë sigurinë e jetës tonë dhe gjallesave tjera në këtë hapësirë të përbashkët. Ditëve të fundit, në vëmendjen tonë është deponia e hirit në Komunën e Obiliqit, apo siç ditëve të fundit ka marrë epitetin ‘Liqeni i Maldiveve’”, thuhet në njoftim.
Ndryshe, liqeni artificial në fshatin Lismir të Fushë Kosovës përpara ishte vend i mihjes së qymyrit nga Korporata Energjetike e Kosovës dhe nga gropa e krijuar është krijuar liqeni artificial, që ditëve të fundit po quhet “liqeni i Maldiveve”.
“Niveli i faktorit pH që vlerësohet të jetë 12 është pothuajse si ‘domestos’, kurse afërsia me Lumin Sitnica nënkupton infektim të ujërave nëntokësore dhe helmimit të tokës përreth. Këto janë vetëm disa nga shqetësimet tona. Për më tepër, tek ky liqe mungojnë edhe rrethojat që do të pengonin afrimin e qytetarëve dhe shumë elemente tjera”, thuhet më tej.
“Ne nuk duam që bashkëqytetarët tanë të ngarendin spitaleve pas infektimit si rrjedhojë e kontaktit me këtë ndotje, dhe nuk duam që kafshët e shpezët të ngordhin aty, e as nuk duam që të mbjellim tokë të helmuar e të ushqehemi me materie kimike. E më e rëndësishmja nuk duam që fëmijët tanë të vdesin aty, as sot, as pas 100 viteve. Asnjëherë”.
Këto OJQ nëpërmjet nënshkrimit të këtij peticioni kërkojnë:
Urgjentisht, përreth liqenit, të vendosen shenja që informojnë këdo që afrohet se në liqe ka materie të rrezikshme dhe rrezikun që i kanoset në rast të kontaktit. Shenjat të jenë funksionale edhe për personat me probleme shikimi dhe/ose dëgjimi.
Urgjentisht, uji të ngjyroset me ngjyrë të zezë, me qëllim që të ulë interesimin e qytetarëve. Ngjyra të jetë e përshtatshme për ambientin.
Sa më parë, të vendosen rrethoja, min 10 metra nga vija e liqenit, në mënyrë që të pengohet kontakti i qytetarëve dhe gjallesave tjera me këtë liqe.
Urgjentisht, të krijohet një komision i përbërë nga ekspertë inxhinierë, kimistë, biolog, ambientalistë dhe fushave tjera relevante, që të analizojnë rrezikun dhe të propozojnë një zgjidhje afatgjate për këtë liqe. Propozimet të përfshijnë minimalizimin maksimal të rrezikut që i kanoset ambientit përreth.
T’i lejohet qasje shoqërisë civile të monitorojë nga afër tërë procesin e plotësimit të kërkesave tona. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri – patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker