Një delegacion i Kosovës i organizuar nga ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, sot do të diskutojnë në Bosnje për taksën 100 për qind.
Republika e Bosnjës ka kërkuar konsultime me Kosovën lidhur me taksën prej 100 për qind të vendosur nga Qeveria e Kosovës ndaj mallrave që importohen nga Bosnja dhe Hercegovina.
Një gjë e tillë është konfirmuar edhe nga ministri i Tregtisë, Endrit Shala. Ai ka thënë se ky takim do të mbahet në kuadër të CEFTA-s dhe do të mbahet sot.
“Delegacioni i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë tashmë vetëm sa janë nisur për në Bosnje, nesër kanë takim atje. Ky takim është në kuadër të marrëveshjes së CEFTA-s. Marrëveshja e CEFTA-s parasheh konsultime të tilla. Bosnja ka kërkuar nga Republika e Kosovës konsultime ndërmjet dy shteteve anëtare. Ne ju kemi përgjigjur pozitivisht, kjo nënkupton që delegacioni i organizuar nga ne shkon në Bosnje, ashti siç e parasheh marrëveshja e CEFTA-s. I sqaron Qeverisë së Bosnjës, arsyet se pse Qeveria e Kosovës ka qenë e obliguar që të marr një mas të tillë”, ka thënë Shala për Kosova Press.
Ministri Shala po ashtu ka treguar se qëndrimi i delegacionit të Kosovës do të jetë i qartë, që siç thotë ai, taksa nuk do të hiqet. “Masa do të vazhdojë të jetë në fuqi përderisa nuk eliminohen arsyet që na kanë shtyrë drejt një vendimi të tillë”, ka thënë Shala. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Wiz Khalifa i pasionuar pas tepihut të punuar nga kompania kosovare ZiuuRugs

Biznesmeni i fuqishëm Samir Mane investon në Hyper Active: Plane për zgjerim në Evropë

Viva Fresh, gjiganti i Kosovës që po riformëson ekonominë vendore!

Miliarderi i Abu Dhabit investon dy miliardë dollarë në këmbimoren e kriptovalutave

Më në fund Vespa vjen seriozisht në Kosovë!

GALERIA Shopping Mall dhe Shoqata Humanitare Bereqeti hapin nismën humanitare

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës