LAJMI I FUNDIT:

Sot bëhet varrimi i mbetjeve mortore në Zajaz

Sot bëhet varrimi i mbetjeve mortore në Zajaz

Në Zajaz të Kërçovës, do të varrosen mbetjet mortore të viktimave shqiptare nga masakrat nga viti 1913 e deri pas Luftës së dytë botërore që u gjetën në disa varreza masive.

Me këtë rast të pranishëm do të jenë kreu i BDI-së Ali Ahmeti, Bekim Jashari, kryetar i Skenderajt dhe Pandeli Majko, ish Kryeministër dhe Ministër aktual i Diaspores do të mbajnë fjalim rasti.

Varrimi i mbetjeve mortore të viktimave të gjenocidit ndaj shqiptarëve do të bëhet në Qendrën Përkujtimore “Nëna Shqiptare” në Zajaz të Kërçovës./Telegrafi/