LAJMI I FUNDIT:

Sot bëhen gjashtë vite nga “e hëna e zezë” në Maqedoni (Video)

Sot bëhen gjashtë vite nga “e hëna e zezë” në Maqedoni (Video)

Sot bëhen gjashtë vite nga e “hëna e zezë”. Më 24 dhjetor të vitit 2012 deputetët e opozitës dhe gazetarët me dhunë u larguan nga Kuvendi, ndërsa kjo ditë u quajt si “e hëna e zezë” për demokracinë në Maqedoni.

Opozita e atëhershme tentoi të pengojë miratimin e buxhetit për vitin 2013, me arsyetimin se nuk janë përmbushur procedurat dhe se në komision nuk janë shqyrtuar amendamentet që ata i kishin dorëzuar, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në atmosferë të nxehtë, sigurimi i Kuvendit u fut në sallë dhe me përdorimin e forcës larguan deputetët e opozitës, ndërsa u larguan edhe disa gazetarë nga galeria.


Tensione kishte edhe para ndërtesës së Kuvendit, ku ndodheshin simpatizantë të pushtetit dhe opozitës, ndërsa mes tyre ishte vendosur policia për të penguar konflikte eventuale.

Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut në shkurt të vitit 2017 vendosi në favor të gazetarëve Naser Selmani, Natasha Stojanovska, Frosina Fakova, Snezhana Lupevska, Biljana Bogdanovska dhe Toni Angellovski, të cilët me dhunë u larguan nga Kuvendi më 24 dhjetor të vitit 2012.

Gazetarët kërkuan dëmshpërblim nga 5 mijë euro, ndërsa qeveria refuzoi këto kërkesa si të pabaza./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kosova jep tri sqarime për mbylljen e strukturave paralele

Kosova jep tri sqarime për mbylljen e strukturave paralele

Lajme
Mbyllja e institucioneve paralele serbe, reagojnë Italia dhe Franca

Mbyllja e institucioneve paralele serbe, reagojnë Italia dhe Franca

Lajme
Edhe Britania reagon për strukturat paralele: Të jenë në përputhje me kornizën ligjore të Kosovës

Edhe Britania reagon për strukturat paralele: Të jenë në përputhje me kornizën ligjore të Kosovës

Lajme
Rohde: Pajtohemi të mos ketë struktura paralele, por rruga të jetë gjithëpërfshirëse

Rohde: Pajtohemi të mos ketë struktura paralele, por rruga të jetë gjithëpërfshirëse

Lajme
Pas ngritjes së aktakuzës, vëllai i Liridona Ademajt: Presim dënim me burg të përjetshëm për të akuzuarit

Pas ngritjes së aktakuzës, vëllai i Liridona Ademajt: Presim dënim me burg të përjetshëm për të akuzuarit

Drejtësi
Projekti 1.4 miliardë euro: Dhëndrit të Donald Trump, i jepet statusi i investitorit strategjik në ishullin e Sazanit

Projekti 1.4 miliardë euro: Dhëndrit të Donald Trump, i jepet statusi i investitorit strategjik në ishullin e Sazanit

Lajme
Kalo në kategori