Sot 5 viktima dhe 672 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se në 24 orët e fundit janë bërë 6.770 testime për coronavirus, ndërsa 672 raste kanë rezultuar pozitiv.
Prej tyre në Shkup - 230, Tetovë - 115, Gostivar - 101, Kumanovë - 43, Kërçovë - 37, Strumicë - 36, Ohër - 20, Strugë - 13, Manastir dhe Dibër - nga 9, Shtip - 8, Kavadar dhe Koçan - nga 7, Veles dhe Resnjë- nga 6, Prilep - 5, Makedonski Brod - 4, Radovish, Vinica dhe Valandova - nga 3, Berova dhe Pehçeva - nga 2, Shën Nikolla, Kriva Palanka dhe Dellçeva - nga 1.
MSH informon se kanë ndërruar jetë edhe pesë pacientë, të cilët kanë qenë pozitiv për COVID-19.
Ndërsa ISHP ka regjistruar 35 pacientë të shëruar.
Me rastet e sotme numri i përgjithshëm i të infektuarve shkon në 160.571, prej të cilëve 150.670 janë shëruar, ndërsa 5.532 kanë ndërruar jetë.
Numri i rasteve aktive deri sot (13 gusht) është 4.369./Telegrafi/


































