Sot 417 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni
Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se në 24 orët e fundit, nga 2.964 testimet e kryera për COVID-19, 417 kanë rezultuar pozitiv.
Prej rasteve të reja në Shkup janë 155, Prilep - 31, Kumanovë dhe Veles - 26, Kavadari - 24, Manastiri dhe Shtipi - 17, Kriva Pallanka - 14, Koçani - 13, Tetova - 11, Ohri dhe Probishtip - 10, Radovishi - 7, Shën Nikolla, Dellçeva dhe Kratova - nga 6, Gjevgjelia, Resnja, Berova dhe Demir Hisari - 5, Strumicë, Kërçova, Negotina, Vinica dhe Makedonska Kamenica - 3, Pehçeva - 2, Krusheva - 1.
Në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 9 pacientë, të cilët kanë qenë pozitiv për COVID-19. Ndërsa nga sistemi "Termini im" është paraqitur edhe një pacient i vdekur, i cili ka ndërruar jetë më 24 tetor.
Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 329 pacientë të shëruar, në 24 orët e fundit.
Ndryshe, me rastet e sotme numri i përgjithshëm i të infektuarve shkon në 201.708, prej të cilëve 188.024 janë shëruar, ndërsa 7.108 kanë ndërruar jetë.
Numri i rasteve aktive deri sot (29 tetor) është 6.576./Telegrafi/





























