Sot 37 viktima dhe 870 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se në 24 orët e fundit janë bërë 5.844 testime për coronavirus, ndërsa 870 raste kanë rezultuar pozitiv.
Prej tyre në Shkup-368, Tetovë - 78, Gostivar dhe Kumanova - nga 53, Kërçova - 40, Strumica - 39, Prilep - 29, Ohri - 28, Kavadari - 22, Struga - 20, Manastiri dhe Dibra - nga 15, Resnja - 13, Sveti Nikole - 12 , Veles dhe Radovish - nga 11, Delçevo - 8, Negotino - 7, Koçani, Gjevgjeli, Valandovo dhe Kratovo - nga 5, Kriva Palanaka, Berovo dhe Vinica - nga 4, Shtipi, Probishtipi dhe Makedonska Kamenica - nga 3, Bogdanci, Krusheva dhe Makedonski Brod - nga 2, Demir Hisar - 1.
MSH informon se kanë ndërruar jetë 37 pacientë, të cilët kanë qenë pozitiv për COVID-19.
Ndërsa ISHP ka regjistruar 661 pacientë të shëruar.
Me rastet e sotme numri i përgjithshëm i të infektuarve ka shkuar në 176.494, prej të cilëve 156.307 janë shëruar, ndërsa 5.938 kanë ndërruar jetë.
Numri i rasteve aktive është 14.249./Telegrafi/



















































