Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se në 24 orët e fundit janë bërë 3.101 testime për coronavirus, ndërsa 143 raste kanë rezultuar pozitiv.

Prej tyre në Shkup - 79, Gostivar - 16, Kërçovë - 12, Dibër - 8, Kumanovë - 7, Tetovë dhe Strugë - nga 6, Radovish - 3, Strumica - 2, Kavadari, Kriva Pallankë, Berovë dhe Makedonski Brod - nga 1 secili qytet.


MSH informon se kanë ndërruar jetë dy pacientë nga Tetova, të cilët kanë qenë pozitiv për COVID-19.

Ndërsa ISHP ka regjistruar 32 pacientë të shëruar.

Me raste e sotme numri i përgjithshëm i të infektuarve shkon në 158.164, prej të cilëve 150.556 janë shëruar, ndërsa 5.509 kanë ndërruar jetë. Numri i rasteve aktive deri sot (9 gusht) është 2.099./Telegrafi/