LAJMI I FUNDIT:

Soros krahason Facebook dhe Google me kazinotë

Soros krahason Facebook dhe Google me kazinotë

George Soros ka krahasuar kompanitë e mediave sociale me kazinotë, duke i akuzuar ata për mashtrimin e përdoruesve duke ‘manipuluar me vëmendjen e tyre’ dhe ‘me qëllim të varësisë’ ndaj shërbimeve të tyre, duke argumentuar se ato duhet të ndahen.

Në një opinion për Project Syndicate, investitori miliarder veçoi Facebook dhe Google ku tha se ata shpesh kishin luajtur një rol ‘inovativ dhe çlirues’, mirëpo ishin bërë ‘pengesa për inovacionin’.

Soros tha se të dy kompanitë përfitojnë nga përdoruesit e tyre. Për shkak të fuqisë së kompanive, ofruesit e përmbajtjes duhet të ‘pranojnë çfarëdo kushti që iu ofrohen’, por kjo po i ndihmon ato të bëhen më fitimprurëse.


“Në të vërtetë, përfitimi i jashtëzakonshëm i këtyre kompanive është kryesisht një funksion i shmangies së përgjegjësisë dhe pagesës për përmbajtjen në platformat e tyre. Kompanitë pretendojnë se ata janë thjesht duke shpërndarë informacion, por fakti që ata janë shpërndarës monopolistë i bën ato ndërmarrje publike dhe duhet t’u nënshtrohen një rregulli më të rreptë, që synon ruajtjen e konkurrencës, inovacionit dhe qasjes së drejtë dhe të hapur”, shkruan Soros, përcjell Telegrafi.

Ndërsa Facebook dhe Google rriten, ata po kërkojnë më shumë shërbime për t’u ofruar konsumatorëve. Soros tha se ata “shfrytëzojnë të dhënat që kontrollojnë” dhe përdorin “çmime diskriminuese” për ta bërë këtë.

“Kompanitë e mediave sociale mashtrojnë përdoruesit e tyre duke manipuluar vëmendjen e tyre, duke e orientuar atë drejt qëllimeve të tyre komerciale dhe me qëllim të varësisë për shërbimet që ata ofrojnë. Kjo mund të jetë shumë e dëmshme, veçanërisht për adoleshentët. Ekziston një ngjashmëri midis platformave të internetit dhe kompanive të lojërave të fatit. Kazinotët kanë zhvilluar teknika për të lidhur konsumatorët deri në pikën që ata të rrezikojnë të gjitha paratë e tyre, madje edhe atëherë kur nuk i kanë”, shkruan ai.

Soros akuzoi ato për ‘nxitjen e njerëzve për ta dorëzuar autonominë e tyre’ me fuqinë për të formuar vëmendjen e njerëzve ‘të përqendruar në duart e disa kompanive’.

Rreziku, për investitorin miliarder, është se këto monopole mund të formojnë një aleancë me shtetet autoritare dhe në këtë mënyrë ‘mund të rezultojë më një rrjet të kontrollit totalitar, të ngjashëm me të cilat as George Orwell nuk mund ta kishte imagjinuar’.

Sipas Soros, së pari kjo mund të ndodhë në Rusi dhe Kinë. Ai tha se rregullatorët e Bashkimit Evropian (BE) janë më largpamëse sesa ato në SHBA kur bëhet fjalë për politikat sociale.

Soros referoi punën e bërë nga Komisionerja e Konkurrencës në BE, Margrethe Vestager, e cila goditi Google me një gjobë prej 2.4 miliardë euro në vitin 2017, pasi gjiganti i kërkimit ishte në kundërshtim me rregullat anti-trust.

Lëvizjet e tilla nga rregullatorët mund të thyejnë gjigantët e teknologjisë, pohoi Soros.

“Është vetëm një çështje kohe para se dominimi botëror i kompanive të internetit të bie. Rregullimi dhe tatimet, të udhëhequr nga Vestager, do të jenë zgjidhja e tyre”, shkruan Soros.

Investitori ka qenë kritik ndaj Facebook dhe Google gjatë javëve të fundit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Putin kamuflohet si ushtar, raportohet se ka vizituar Kurskun e pushtuar nga Ukraina

Putin kamuflohet si ushtar, raportohet se ka vizituar Kurskun e pushtuar nga Ukraina

Evropa
Dodik kërcënon me policinë e Republikës Serbe: Do të ketë konflikt nëse përpiqen të më arrestojnë

Dodik kërcënon me policinë e Republikës Serbe: Do të ketë konflikt nëse përpiqen të më arrestojnë

Bosnja
Kjo do të ndryshojë botën - australiani bëhet njeriu i parë që largohet nga spitali me zemër artificiale

Kjo do të ndryshojë botën - australiani bëhet njeriu i parë që largohet nga spitali me zemër artificiale

Australia
Trump: Një delegacion amerikan drejt Moskës - mund të vendosim sanksione të ashpra ndaj Rusisë

Trump: Një delegacion amerikan drejt Moskës - mund të vendosim sanksione të ashpra ndaj Rusisë

Amerika
BE-ja publikoi listën e produkteve, tarifa prej 25 për qind ndaj importit të SHBA-së

BE-ja publikoi listën e produkteve, tarifa prej 25 për qind ndaj importit të SHBA-së

Amerika
Vazhdon përplasja tregtare SHBA-Kanada: Tarifa kanadeze do t'iu kushtojë amerikanëve mbi 20 miliardë dollarë

Vazhdon përplasja tregtare SHBA-Kanada: Tarifa kanadeze do t'iu kushtojë amerikanëve mbi 20 miliardë dollarë

Amerika
Kalo në kategori