LAJMI I FUNDIT:

Sophia Loren: Kur kisha nevojë më së shumti për njerëz, ata më braktisën

Sophia Loren: Kur kisha nevojë më së shumti për njerëz, ata më braktisën

Mesazhi i aktores 87-vjeçe për të gjitha gratë: Jeta ka gjithmonë një plan të dytë për ne!

Sophia Loren është një damë, një grua magjepsëse edhe në të tetëdhjetat dhe është një frymëzim i madh për të gjithë falë mençurisë që ka fituar në jetë.

Loren konsiderohet simbol i bukurisë dhe i feminitetit; ikonë e klasit femëror, gruaja e ëndrrave të shumë meshkujve, shëmbëllimi dëshirues i shumë femrave.


Ajo është një heroinë e epokës së artë nga ekrani i madh, një grua frymëzuese dhe një shembull se si të jetosh, të duash, të vendosësh rregullat e tua dhe të mos e ngarkosh veten me atë që mendojnë të tjerët, transmeton Telegrafi.

Megjithatë, para se të shkruante këtë status, ajo ishte thjesht një vajzë e zakonshme, e varfër. Ajo vetë tha se si vajzë nuk ishte e bukur dhe në moshën 14 vjeçare trupi i saj filloi të ndryshonte dhe nga një rosë e shëmtuar u shndërrua në një mjellmë.

Në moshën 30-vjeçare ajo arriti famë dhe popullaritet, në moshën 50-vjeçare kishte frikë se vitet do të fluturonin shumë shpejt, dhe tani, kjo 87-vjeçare, e do jetën, jeton në paqe me veten, rrit nipër e mbesa dhe ndonjëherë zbulon disa gjëra interesante nga jeta e saj shumë emocionuese:

– Kur u bëra mjaft e sigurt, skena u zhduk nga jeta ime. Kur besova se po humbisja, fitova.

Kur për njerëzit kisha më shumë nevojë, më braktisën. Kur mësova të thaja lotët, gjeta një shpatull për të qarë. Kur pushova të urreja, dikush filloi të më donte me gjithë zemër.

Pavarësisht se çfarë planifikoni, nuk do ta dini kurrë se çfarë ka planifikuar jeta për ju.

Suksesi ju prezanton me botën. Por edhe dështimi ju prezanton botën. Kështu që jini gjithmonë të lumtur. Shpesh kur humbasim shpresën dhe mendojmë se ky është fundi, Zoti buzëqesh nga lart dhe thotë:

Relaksohu e dashur, kjo është vetëm një përmbysje, jo fundi – ka thënë dikur Sophia Loren. /Telegrafi/

Në trend Femra

Më shumë
Shenja që tregojnë se keni të bëni me një mashkull të papjekur emocionalisht, sipas studimeve

Shenja që tregojnë se keni të bëni me një mashkull të papjekur emocionalisht, sipas studimeve

Në çift
Vetëm femra më e bukur në botë mund të veshë sytjena që sfidojnë gravitetin

Vetëm femra më e bukur në botë mund të veshë sytjena që sfidojnë gravitetin

Moda
Influencerja tregon trukun interesant për ta aplikuar 'blushin'

Influencerja tregon trukun interesant për ta aplikuar 'blushin'

Femra
Edhe ju që i urreni sandalet, me siguri do i adhuroni këto që veshi Kendall Jenner

Edhe ju që i urreni sandalet, me siguri do i adhuroni këto që veshi Kendall Jenner

Moda
Megan Markle është e gjatë 171 cm dhe peshon 50 kg: për të qenë e dobët, ajo ha këtë ushqim çdo ditë!

Megan Markle është e gjatë 171 cm dhe peshon 50 kg: për të qenë e dobët, ajo ha këtë ushqim çdo ditë!

Nëse fëmija yt është i fiksuar me dinozaurët, kemi një lajm të mirë

Nëse fëmija yt është i fiksuar me dinozaurët, kemi një lajm të mirë

Fëmija juaj
Kalo në kategori