LAJMI I FUNDIT:

Sony tashmë ka shitur 7.8 milionë konsola PlayStation 5

Sony tashmë ka shitur 7.8 milionë konsola PlayStation 5

Sony ka shitur deri më tani 7.8 milionë konsola (gjoistik) PlayStation 5 në pak më shumë se pesë muaj.

Ky informacion u zbulua si pjesë e raporteve të fundit financiare të kompanisë, të cilat tregojnë se 3.3 milionë konsola janë shitur midis janarit dhe marsit, dhe në të njëjtën kohë shiti gjithashtu një milion konsola PlayStation 4, gjë që rriti dominimin në lojërat e kompanisë.

Pandemia e coronavirusit ndryshoi ndjeshëm zakonet e njerëzve, shumë qëndruan në shtëpi dhe kjo rezultoi në shitje më të mirë të konsolave, raporton yahoonews.


Aktualisht, PlayStation Plus ka 47.6 milionë abonentë dhe 109 milionë përdorues të rrjetit të PlayStation janë regjistruar gjatë tre muajve të fundit. Megjithëse shitjet e lojërave janë në rënie krahasuar me tremujorin e festave, më shumë janë shkarkuar në mënyrë dixhitale.

E vetmja gjë që e ngadalëson aktualisht Sony është pamundësia për të prodhuar mjaft konsola për të përmbushur kërkesën. /Telegrafi/