Sony Xperia X Compact së fundi ka dalur në para-porositje në Amerikë dhe tani është lansuar për një çmim prej 499 dollarëve.

Xperia X Compact është e pajisur me ekran 4.6 inç që ka rezolucion ‘high definition’ prej 1280x720 pikselëve.


Pajisja fuqizohet nga procesori Qualcomm Snapdragon 650, ka 3GB RAM memorie dhe hapësirë ruajtëse prej 32GB e cila mund të zgjerohet përmes kartelës microSD që mbështet deri në 200GB shtesë.

Dy kamerat e X Compact ndodhen në dy anët e ndryshme të telefonit; në anën frontale është kamera me 5MP ndërsa në anën e prapme ajo me 23MP.