Këngëtarja Ryva Kajtazi, Tarabuka Band dhe Dj Star do të sjellin sonte bashkëpunimin e tyre më të ri "Krejt i bojna".

Pas suksesit të këngës "Dalim Sonte" që treshja realizuan vitin e kaluar, ata kanë menduar të rikthehen sërish me një këngë të re, kësaj radhe më ritmike.


Kënga është punuar nga Maximus, e ndërsa videoklipi, xhirimet e të cili janë bërë në Gjilan, është duke u finalizuar nga produksioni Urban Graphics.

Kënga dhe videoklipi do të lansohen sonte në ora 20:00 në kanalin youtube./Telegrafi/