LAJMI I FUNDIT:

Sonte Rahoveci – Peja, mungon Rundles, Alban Veseli dhe Besnik Sharku në dyshim

Sonte Rahoveci – Peja, mungon Rundles, Alban Veseli dhe Besnik Sharku në dyshim

Rahoveci dhe Peja do të zhvillojnë duelin e dytë brenda tri ditësh, kësaj radhe duelin e rregullt të javës në Superligën e Kosovës në basketboll.

Dueli do të zhvillohet nga ora 18:45 në palestrën “Shani Nushi” në Gjakovë.

Në këtë duel mungon sigurt Cameron Rundles i cili është i dëmtuar dhe është konfirmuar se nuk do të luaj, teksa Alban Veseli u lëndua në minutën e parë të duelit me Rahovecin të premtën e nuk pritet të luajë për shkak të dëmtimit në nyje.


Todorov pritet ta pushojë Veseli pas kalendarit me ndeshje të ngjeshura kur dihet se në mesjavë është dueli i Ligës Ballkanike ndaj Teodos.

Në parket për Pejën mësojnë burimet e Telegrafit do të kthehet Miljanic, malazezi i cili nuk luajti në dy ndeshjet e fundit, teksa krahas tij sonte luajnë edhe të gjitha lojtarët tjerë.

Rahoveci është i prekur po ashtu nga lëndimet, ku Altin Morina është jashtë së paku edhe një muaj, teksa kapiteni Besnik Sharku është në dyshim dhe ka pak gjasa që të luaj në duelin ndaj Pejës.

Pritet të zhvillohet një duel interesant ku i gjithë presioni është mbi skuadrën e Pejës që të triumfojë dhe të vazhdojë ngjitjen në tabelë në mënyrë që të arrihet Prishtina dhe të sigurohet tereni vendas për playoff, teksa tashmë Rahoveci ka siguruar mbijetesën dhe është komod në vendin e gjashtë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Liverpooli i ofron lojtarit një rritje të pabesueshme rroge prej 650 për qind

Liverpooli i ofron lojtarit një rritje të pabesueshme rroge prej 650 për qind

Premier League
Klubi i Ligës Premier vendos të shkarkojë trajnerin e tyre, gjen edhe pasuesin

Klubi i Ligës Premier vendos të shkarkojë trajnerin e tyre, gjen edhe pasuesin

Premier League
Real Madridi dërgon skautët për ta përcjellë yllin e Ligës Premier

Real Madridi dërgon skautët për ta përcjellë yllin e Ligës Premier

La Liga
PSG po përgatit ofertë të lartë për Raul Asencion

PSG po përgatit ofertë të lartë për Raul Asencion

La Liga
Neymar nuk është në planet e Barcelonës, klubi ka dy lojtarë tjerë si prioritet

Neymar nuk është në planet e Barcelonës, klubi ka dy lojtarë tjerë si prioritet

La Liga
Nga Dovbyk-Sorloth te Oblak-Ederson dhe Vidal-Kroos, 11 dyshet që keni harruar se kanë luajtur së bashku

Nga Dovbyk-Sorloth te Oblak-Ederson dhe Vidal-Kroos, 11 dyshet që keni harruar se kanë luajtur së bashku

Ndërkombëtare
Kalo në kategori