Beerfest Kosova 22, organizohet me 19 deri 21 Gusht në Parkingun Prapa Pallatit të Rinisë ne Prishtine. Hapja zyrtare bëhet sot me 19 gusht duke filluar në ora 18:00.

Beerfest Kosova 22’ në këtë edicion përveç brendeve të njohura të birrave i ka dhënë hapësirë edhe pjesëmarrjes së Birrave të reja.


Adhuruesit e birrave në festival do t’i kenë prezent 17 brende vendore dhe ndërkombëtare të birrave. Në mesin e këtyre brendeve do të jenë edhe disa Birra të reja që për herë të parë do të jenë prezentë në këtë edicion.

Brendet pjesëmarrëse të birrave në këtë edicion janë: Peja, Tuborg, Somersby, Carlsberg, Heineken, Birra Moretti, Nastro Azzurro, Peroni, Grolsch, Corona Extra, Kozel, Asahi, Pirshtina, Morea, IIlyrian Castle, Wellf Brau, Sabaja.

Padyshim që festivalit si çdo herë nuk do ti mungojnë edhe lojëra shpërblyese që do të bëhen në këndin e lojërave.

300185947 6138570799492054 2643700676474807126 n Foto: Screenshot/Facebook

Sipas MODUS Events, edicioni i sivjetmë do të ketë edhe konceptin “Green” të organizmit dhe mbetjet nga kanaqet dhe gotat e plastikës do te dërgohen në riciklim.

Organizimin e Beerfest 22’, MODUS Events e ka bërë në bashkëpunim dhe koordinim të ngushtë me Komunën e Prishtinës dhe Policinë e Kosovës.

298560531 6113200828695718 6868573038734667160 n Foto: Screenshot/Facebook

298597890 6113200835362384 7484196579437335346 n Foto: Screenshot/Facebook

298500525 6113200825362385 7785111150155714845 n Foto: Screenshot/Facebook