LAJMI I FUNDIT:

Sonte në “Përballje”, debati për privatizimin në Kosovë

Sonte në “Përballje”, debati për privatizimin në Kosovë

Në emisionin “Përballje”, sonte do të diskutohet për procesin e privatizimit në Kosovë.

Sa ka transparencë në procesin e privatizimit në vendin tonë? Si ka shkuar ky proces deri tash dhe a janë mbushur objektivat e vitit 2017?

A ka ende prona të uzurpuara në Kosovë dhe cila është gjendja me pronat e uzurpuara në pjesën veriore të vendit?


Çfarë do të ndodhë me Pallatin e Rinisë në Prishtinë? A është AKP e gatshme ta bartë atë te Komuna e Prishtinës? Kur do të zhvendoset AKP nga hapësirat të cilat i takojnë komunës së Prishtinës?

Sa mjete janë mbledhur në fondin e privatizimit?

Për këto dhe shumë të tjera do të informoheni në emisionin “Përballje” – prodhim i Telegrafit me gazetarin Muhamet Hajrullahu – që transmetohet në 20:10 në RTV Dukagjini dhe Telegrafi.com. /Telegrafi/