LAJMI I FUNDIT:

Sono Motors ekspozon në SHBA veturën solare, Sion

Sono Motors ekspozon në SHBA veturën solare, Sion

Kompania gjermane Sono Motors prezantoi për herë të parë EV-n solare Sion të përballueshme gjatë muajit korrik, dhe tani po e ekspozon atë në botë.

Sion po shfaqet në SHBA për herë të parë, në një turne tre-javore në vend që përfshin ndalesa në Boston (më 14 tetor), Detroit (17 tetor), Zonën e Gjirit të San Franciskos (më 24 tetor – 25), dhe Los Angeles (27-28 tetor), transmeton Telegrafi.

Turneu filloi në Times Square në New York, prej nga janë edhe pamjet që mund të shihni në këtë postim. Që kur u prezantua Sion, Sono Motors mori më shumë se 42 mijë rezervime dhe para-porositje për të, duke theksua interesin e lartë që ka mbledhur në treg.


Makina mund të nisë të prodhohet në gjysmën e dytë të vitit 2023, megjithëse kjo mund të rrëshqasë – dhe e njëjta gjë vlen edhe për çmimin e synuar të shitjes me pakicë prej 25,000 euro. Të dyja këto tingëllojnë më shumë nga ajo që kompania do të dëshironte të ndodhte, jo domosdoshmërisht gjëra që mund të ndodhin. /Telegrafi/