LAJMI I FUNDIT:

Sondazhi i Pyper jep të dhëna interesante për rezultatin e zgjedhjeve në Podujevë, më shumë u ndëshkua LDK se që u përkrah LVV

Sondazhi i Pyper jep të dhëna interesante për rezultatin e zgjedhjeve në Podujevë, më shumë u ndëshkua LDK se që u përkrah LVV

Pyper, si platformë e specializuar për matjen e opinionit publik, në bashkëpunim me emisionin “Debat Plus”, që transmetohet në RTV Dukagjini, ka organizuar sondazhin e radhës.

Në këtë sondazh qytetarët janë pyetur për rezultatet e zgjedhjeve në Podujevë.

Më shumë se gjysma e qytetarëve (61%) mendojnë se pas zgjedhjeve në Podujevë, situata do të jetë më e mirë se që ishte para zgjedhjeve. 16% mendojnë se situata nuk do të ndryshojë ndërsa vetëm 7% mendojnë se situata do të jetë më e keqe se që ka qenë para këtyre zgjedhjeve.


41% e qytetarëve mendojnë se Vetëvendosje do t’i përmbush pritjet e qytetarëve të Podujevës pas këtyre zgjedhjeve.

Qytetarët e anketuar fitoren e Bulliqit në Podujevë e shohin për shkak të pakënaqësisë së përgjithshme që ka elektorati ndaj LDK-së.

41% mendojnë se pakënaqësia e përgjithshme me LDK-në si parti ka ndikuar që VV t’i fitoj

zgjedhjet në Podujevë.

30% mendojnë se pakënaqësia ndaj qeverisjes së LDK-së në Podujevë ishte shkaku pse VV i fitoi zgjedhjet ndërsa 29% e të anketuarve mendojnë se VV i fitoi zgjedhjet për shkak të përkrahjes së që ka kjo parti nga elektorati.

Bëhuni pjesë e sondazheve tjera – shkarkoni aplikacionin Pyper (iOS)

Bëhuni pjesë e sondazheve tjera – shkarkoni aplikacionin Pyper (Android)

Rezultatet e detajuara të sondazhit të Pyper i gjeni në grafikët e mëposhtëm.

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Një person plagoset, tre të tjerë marrin lëndime trupore në Klinë - arrestohen dy të dyshuar

Një person plagoset, tre të tjerë marrin lëndime trupore në Klinë - arrestohen dy të dyshuar

Kronika e Zezë
Policia kërkon informacione për identifikimin e një personi të dyshuar për vjedhje

Policia kërkon informacione për identifikimin e një personi të dyshuar për vjedhje

Kronika e Zezë
Pasuria e konfiskuar e Mijallkovit dhe Gruevskit del në ankand

Pasuria e konfiskuar e Mijallkovit dhe Gruevskit del në ankand

Politikë
​Ndahet nga jeta Bajram Qerkini nga shoqata e të pagjeturve

​Ndahet nga jeta Bajram Qerkini nga shoqata e të pagjeturve

Lajme
“Kam gjetur parregullsi në këtë gjykatë”, komandant Hoxha nis dëshminë në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

“Kam gjetur parregullsi në këtë gjykatë”, komandant Hoxha nis dëshminë në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Drejtësi
Kalo në kategori