Valicon, agjencia lider e hulumtimit në rajonin Adria, në bashkëpunim me panelin e saj online Opinia.Club, ka publikuar sondazhin më të madh parazgjedhore për Zgjedhjet Parlamentare të Kosovës që do të mbahen më 9 shkurt 2025.
Nga gjithsej 27 parti politike dhe një kandidat i pavarur që marrin pjesë në zgjedhje, 4 prej tyre tërheqin më shumë se 90% të të gjitha votave. Këto zgjedhje kanë të bëjnë me atë nëse VV do të arrijë të bindë shumicën e votuesve që t’i votojnë. Ende ka 20% të votuesve që janë të pavendosur, që përbëjnë një fuqi vendimtare. Rreth 3 javë deri në zgjedhje, VV është një fitues i dukshëm dhe nuk mund të humbasë. Aktualisht, PDK zë vendin e dytë, por sipas potencialit, LDK ka mundësi më të mëdha dhe ende mund të zërë vendin e dytë.
Nëse zgjedhjet do të mbaheshin sot, rezultatet do të ishin si vijon.
Valicon
Projeksioni është llogaritur vetëm mes votuesve të vendosur që ka gjasa të marrin pjesë në votim. Partia VV aktualisht është rreth 50% të votave (intervali i besimit është ±3.6%).
Përveç partisë VV, vetëm tre parti të tjera do të arrijnë më shumë se 5%: PDK, LDK dhe koalicioni Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Nisma Socialdemokrate, Lista Konservatore, Forumi intelektual – E- 30. Këto zgjedhje duket se janë pyetja nëse VV do ta arrijë shumicën apo jo, pasi ata janë në kufirin e kalimit të 50%. Valicon është një kompani e specializuar në ofrimin e shërbimeve të hulumtimit të tregut dhe analizave statistikore.
Rezultatet në mesin e popullsisë së përgjithshme tregojnë preferencat aktuale politike. Rezultatet janë të ngjashme. Ajo që është e rëndësishme është niveli ende i lartë i votuesve të pavendosur – 20%. Ata do të luajnë një rol të rëndësishëm nëse partia VV do ta arrijë shumicën e votave.
Potenciali për votim taktik nuk është i shpërndarë në mënyrë të barabartë. Imazhi më poshtë tregon diapazonin midis vlerësimit të përqindjes së mbështetjes së garantuar (“të sigurt”) dhe vlerësimit të shtrirjes përfundimtare të partisë (“i arritshëm”). Fusha blu përfaqëson votuesit shumë të mundshëm, ndërsa fusha e gjelbër përfaqëson efektin e votimit të mundshëm taktik në favor të një partie të veçantë, thuhet në sondazhin e Valicom.
Siç mund të shohim, intervalet janë mjaft të gjera dhe ndryshojnë ndjeshëm nga një parti te tjetra, që do të thotë se potenciali për votim taktik nuk është i shpërndarë në mënyrë të barabartë midis të gjitha partive. Gjithashtu, këto intervale janë shumë më të gjera sesa intervalet e besueshmërisë statistikore.
Mbi tri javë para zgjedhjeve, VV është një fitues i qartë dhe nuk mund të humbasë pasi intervalet e VV dhe PDK nuk kryqëzohen. VV teorikisht mund të marrë nga 40% në 59% të votave, varësisht nga pjesa e fundit e fushatës politike. Aktualisht PDK mban pozicionin e dytë, por sipas potencialeve LDK ka potenciale më të mëdha dhe ende mund të marrë pozicionin e dytë.
AAK-NISMA teorikisht është ende në lojë për të marrë pozicionin e tretë.
Si u arrit në rezultate
Anketa u zhvillua duke përdorur metodën CATSI (Intervistë Vetë-Telefonike me Ndihmën e Kompjuterit), një metodë optimale për hulumtim në shkencat sociale. Kjo anketë është dukshëm më ndryshe se sondazhet tradicionale të zgjedhjeve: të anketuarit u përgjigjën duke përdorur një fletëvotim të simuluar, ku renditja e partive dhe dukja e sondazhit pasqyronte atë që do ta shihnin në qendrën e tyre të votimit.
Ne publikojmë tre lloje rezultatesh që japin një pamje të plotë se si janë zhvilluar zgjedhjet në muajin e fundit.
Preferencat politike
Këto janë rezultatet e preferencave për partitë politike të matura në të gjithë mostrën. Analiza përfshin andaj të gjithë, përfshirë ata që nuk do të marrin pjesë në zgjedhje dhe ata që janë të pavendosur. Kjo është një pasqyrë e opinionit publik – preferencat politike midis të gjithë të anketuarve.
Projeksioni aktual i zgjedhjeve
Këto janë rezultatet nga një nën mostër e të anketuarve, që përfshin vetëm të anketuarit që marrin pjesë në zgjedhje dhe janë të përcaktuar, pra kanë partinë e tyre të preferuar politike. Ky është përafrimi më i mirë se si do të ishin rezultatet nëse zgjedhjet do të mbaheshin në kohën kur është zhvilluar anketa. Prandaj, shpesh përdoret termi “projeksion aktual i zgjedhjeve”, ndërsa përshkrimi i gjatë dhe i saktë do të ishte “rezultatet aktuale midis votuesve të mundshëm të përcaktuar”.
Potencialet e partive politike
Duke kombinuar përgjigjet për pyetjet rreth partive të zgjedhura si opsion i parë dhe i dytë, shkallën e sigurisë për opsionin e parë dhe gjasat për të votuar, kemi identifikuar këto grupe votuesish:
Të sigurt: Votues që janë të vendosur plotësisht për një parti dhe nuk kanë asnjë zgjedhje tjetër. Bazuar në përvojën nga zgjedhjet e kaluara, këto vota realizohen pothuajse gjithmonë.
Pothuajse të sigurt: Votues që janë pothuajse të vendosur për një parti, duke e cekur atë si preferencën e tyre, por që gjithashtu po konsiderojnë opsione të tjera. Shumica e këtyre votave realizohen, por jo të gjitha.
Taktikë: Votues që kanë një parti si zgjedhje të dytë, por një parti tjetër si zgjedhje të parë. Këto vota mund të fitohen nga një parti nëse ajo zhvillon një finale të fortë të fushatës ose nëse votuesit vendosin të japin një votë taktike.
Kjo analizë ofron një pasqyrë të potencialit që ka çdo parti për të fituar vota, duke marrë parasysh votuesit e pavendosur ose mundësinë e kalimit të votuesve nga një parti te tjetra. Rezultati përfaqëson gjithashtu mbështetjen maksimale të mundshme që mund të arrijë një parti.
Ajo ofron shërbime përmes metodave të ndryshme të mbledhjes së të dhënave, përfshirë anketat telefonike, online, dhe intervistat ballë për ballë. Agjencia mbulon fusha të ndryshme si studime të konsumatorëve, analiza të opinionit publik, vlerësime të brendshme të kompanive dhe shumë shërbime të tjera për ndihmën e klientëve në marrjen e vendimeve strategjike.
Valicon është e njohur për përdorimin e teknologjive moderne për mbledhjen dhe analizimin e të dhënave, duke siguruar që informacionet të jenë të sakta dhe të besueshme. Ajo ofron gjithashtu shërbime në fushat e marketingut, menaxhimit të markave, dhe analizës së qëndrueshmërisë së produkteve dhe shërbimeve./Telegrafi/
Rezultatet e Sondazhit Parazgjedhor të Valicom
Më shumë informacion:
Valicon d.o.o., Prishtinë 10000, Kosovë
+383 45 540 708 (Ardiana Makolli, CEO)
info.ks@valicon.net
www.valicon.net/kosovo
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Snopçe: Maqedonia e Veriut e vendosur në partneritetin strategjik me SHBA-të, BE-në dhe NATO-n

Shpresim Uka refuzon përballjen me Faton Ramadanin në debat, rasti “Kiqina” rikthehet në vëmendje

Komuna e Gostivarit dekoroi qytetin për muajin e shenjtë të Ramazanit

KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

Armët dhe uniformat e konfiskuara në veri, Sveçla: Strukturat paralele ende funksionale në Kosovë

Pas urdhrit të gjykatës që Kurti të paraqitet në Prokurorinë Speciale, reagon zëdhënësi i Qeverisë

Gjykata urdhëron Kurtin të dëshmojë, avokati Gashi: Gjithçka është e politizuar dhe e panevojshme

Gjykata lëshon urdhër: Kurti duhet të dëshmojë më 4 mars në Prokurorinë Speciale

Votat e diasporës, pesë komunat me numrin me të madh të votuesve

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Publikohen pamje nga vendi i ngjarjes, ku Gjesti kaloi murin rrethues të shtëpisë së Big Brother

“Grusht shteti”: Kuvendi i Republikës Srpska miraton ligje që ndalojnë punën e disa institucioneve të BeH brenda territorit të saj

U hodh nga ura 92 metërshe në Zambi, australianes i këputet litari – përfundon në ujërat e mbushura me krokodilë

Mediat gjermane raportojnë se vëllai dhe motra e Besar Nimanit dyshohen se kanë shtënë nga vetura e zezë

Analistët: Votat nga diaspora mund të përcaktojnë formimin e institucioneve

Numërohen mbi 67 për qind e vendvotimeve në përfaqësi diplomatike, procesohen rezultatet