Platforma më e avancuar teknologjike, Pyper, e specializuar për matjen e opinionit publik, në bashkëpunim me emisionin “Debat Plus” që transmetohet në RTV Dukagjini, ka organizuar sondazhin e radhës.

Qytetarët përmes këtij sondazhi janë pyetur për ditën e zgjedhjeve presidenciale në SHBA.


Garën në SHBA 51% e qytetarëve mendojnë se do ta fitojë Joe Biden ndërsa vetëm 16% e kosovarëve mendojnë se Trump do të fitojë zgjedhjet në SHBA.

Të anketuarit, 55% e tyre preferojnë Biden-in si president të SHBA-së, derisa vetëm 7% duan Trumpin si president.

47% e qytetarëve mendojnë se Biden-i në krye të Shtëpisë së Bardhë do të ishte më i mirë për Kosovën. 7% mendojnë se Trump është më i mirë për Kosovën ndërsa është befasues fakti se 8% e qytetarëve mendojnë se Kosova nuk do të përfitojë nga asnjëri prej kandidatëve që janë në garë.

64% e qytetarëve mendojnë se Biden do të jetë më pro Kosovës sesa Donald Trump nëse ai zgjedhet president.

Bëhuni pjesë e sondazheve tjera – Shkarkoni aplikacionin Pyper (iOS)

Bëhuni pjesë e sondazheve tjera – Shkarkoni aplikacionin Pyper (Android)

Më poshtë i keni të gjitha rezultatet e detajuara të sondazhit nga Pyper.

Slide1 1

Slide2 1

Slide3 1

Slide4 1

Slide5 1

Slide6 1

Slide7 1

Slide8 1

Slide9 1

Slide10 1

Slide11 1