LAJMI I FUNDIT:

Sondazhi nga Pyper: 29% e qytetarëve mendojnë se fitorja e PS-së nuk i ndikon raportet Kosovë-Shqipëri, 24% mendojnë se raportet do të përkeqësohen

Sondazhi nga Pyper: 29% e qytetarëve mendojnë se fitorja e PS-së nuk i ndikon raportet Kosovë-Shqipëri, 24% mendojnë se raportet do të përkeqësohen

Vetëm 15% e respodentëve mendojnë se fitorja e PS-së përmirëson raportet mes Kosovës dhe Shqipërisë.

Pyper, si platformë e specializuar për matjen e opinionit publik, në bashkëpunim me emisionin “Debat Plus”, që transmetohet në RTV Dukagjini, ka organizuar sondazhin e radhës.

Në këtë sondazh qytetarët janë pyetur në lidhje me procesin e zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri.


Rreth 39% e respodentëve mendojnë se pjesëmarrja e LVV-së në këto zgjedhje ka qenë vendim i duhur. Rreth 37% garimin e LVV-së nuk e konsiderojnë vendim të duhur. 24% nuk kanë dhënë opinionin e tyre për këtë temë.

Mbi 31% e qytetarëve nuk kanë dashur të japin opinion se çfarë do të ndodh me raportet Kosovë-Shqipëri nëse konfirmohet fitorja e socialistëve. 29% mendojnë se nuk ndikohen raportet mes shteteve. Mbi 24% mendojnë se fitorja e PS-së do t’i përkeqësojë raportet Kosovë-Shqipëri. Ndërsa 15% mendojnë se fitorja e PS-së përmirëson raportet mes vendeve.

Nëse zgjedhjet do t’i fitonin demokratët, situata do të ishte më ndryshe sipas mendimit të qytetarëve.

Mbi 36% mendojnë se fitorja e demokratëve do të përmirësonte raportet Kosovë-Shqipëri. 30% s’kane opinion. 26% mendojnë se raportet nuk do të ndikoheshin nga ai rezultat. Derisa vetëm 7.5% mendojnë se fitorja e PD-së do të përkeqësonte raportet mes vendeve.

Bëhuni pjesë e sondazheve tjera – shkarkoni aplikacionin Pyper (iOS)

Bëhuni pjesë e sondazheve tjera – shkarkoni aplikacionin Pyper (Android)

Rezultatet e detajuara të sondazhit të Pyper i gjeni në grafikët e mëposhtëm.

Në trend Lajme

Më shumë
Rohde ndjek me vëmendje zgjedhjet e Gjermanisë: Natë e gjatë e intensive sonte

Rohde ndjek me vëmendje zgjedhjet e Gjermanisë: Natë e gjatë e intensive sonte

Lajme
Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

Lajme
Nënshkruhen dy marrëveshje Shqipëri-Emiratet e Bashkuara

Nënshkruhen dy marrëveshje Shqipëri-Emiratet e Bashkuara

Lajme
FSK në vendin e 141-të, publikohet indeksi i fuqive ushtarake në botë

FSK në vendin e 141-të, publikohet indeksi i fuqive ushtarake në botë

Lajme
Temperaturat shënojnë rritje - ja si do të jetë moti gjatë javës së ardhshme

Temperaturat shënojnë rritje - ja si do të jetë moti gjatë javës së ardhshme

Lajme
Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Lajme
Kalo në kategori