Një sondazh i realizuar nga Instituti “Këshilli Evropian për Marrëdhëniet me Jashtë” (ECFR), që operon me zyra në shtatë kryeqytete evropiane tregon një mbështetje të ultë të anëtarësimit të Kosovës në Bashkimin Evropian.
Nga sondazhi i realizuar në gjashtë vende anëtare të BE-së, saktësisht në Gjermani, Danimarkë, Poloni, Rumani, Francë e Austri nga të anketuarit del se vetëm 20 për qind prej tyre thanë se Kosova duhet të jetë në gjendje që të anëtarësohet në BE, ndërkaq 37 për qind shprehen kundër.
Sondazhi është realizuar nga 7-19 nëntor 2023 dhe ka 6,153 të anketuar, shkruan Telegrafi.
Në përmbledhje të raportit të këtij Instituti, siç transmeton Telegrafi thuhet se sondazhi zbulon se evropianët janë mendje hapur ndaj pranimit të Ukrainës, pavarësisht rreziqeve ekonomike dhe të sigurisë nga një veprim i tillë.
Ekziston gjithashtu mbështetje e konsiderueshme për anëtarësimin e Malit të Zi dhe Moldavisë në BE.
Megjithatë, më tej në përmbledhje të raportit për këtë sondazh thuhet se ka një kundërshtim të gjerë ndaj anëtarësimit të Turqisë në BE dhe “reagime të ftohta” ndaj kandidaturave të Shqipërisë, Bosnjë-Hercegovinës, Gjeorgjisë, Kosovës, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë.
Për Ballkanin Perëndimor, nga ky sondazh mbështetja “më e zbehtë” është për Kosovën, me 20 për qind që thanë se duhet të jetë në gjendje të anëtarësohet dhe 37 për qind që shprehen kundër, raporton Telegrafi.
Pas Kosovës, mbetet vetëm Turqia, ku 51 për qind e të anketuarve janë shprehur se Turqia nuk është gjendje të anëtarësohet në BE, ndërkaq 19 për qind janë shprehur pro anëtarësimit.
Më poshtë mund t’i gjeni të dhënat e sondazhit për Kosovën në gjashtë vende të BE-së
Një përqindje e lartë e atyre që janë shprehur se Kosova nuk është gjendje të anëtarësohet në BE vjen nga austriakët.
53 për qind e të anketuarve në Austri janë deklaruar kundër, ndërkaq 22 pro.
Edhe në Gjermani 47 për qind e të anketuarve theksuan se Kosova nuk duhet të jetë në gjendje të anëtarësohet në BE, ndërkaq vetëm 17 për qind u shprehën pro.
Në Francë 42 për qind e respodentëve janë shprehur kundër, ndërkaq 12 pro.
Në Danimarkë 33 për qind ishin kundër, 22 për qind pro.
20 për qind e respodentëve në Poloni janë shprehur pro, ndërkaq 27 për qind kundër, si dhe në Rumani 24 për qind janë shprehur kundër, ndërkaq 22 pro.
Ndërkaq në total nga përqindjet e nxjerra nga sondazhi, për Shqipërinë 24 për qind e të anketuarve janë pro, 35 për qind janë shprehur kundër. Serbia me 25 për qind pro, 35 për qind kundër dhe Gjeorgjia 25 për qind pro dhe 31 për qind kundër.
Opinioni u nda thuajse në mënyrë më të barabartë për Maqedoninë e Veriut 26 për qind pro, 27 për qind kundër, Bosnje-Hercegovina me 28 për qind pro, 29 për qind kundër.
Në rajon më së shumti mbështetje kishte për Malin e Zi.
30 për qind e respodentëve u shprehën pro Malit të Zi kundrejt 25 për qind që ishin kundër, ndërkaq edhe Moldavia kishte mbështetje me 30 për qind pro dhe 28 për qind kundër anëtarësimit në BE.
Sondazhi gjeti mbështetjen më të lartë për hyrjen e Ukrainës në BE. Në Danimarkë 50 për qind pro dhe 22 për qind kundër, Poloni 47 për qind pro dhe 20 për qind kundër, Rumani 32 për qind pro dhe 29 për qind kundër, Gjermani 37 për qind pro, 39 për qind kundër.
Në Francë 29 për qind pro dhe 35 për qind kundër si dhe në Austri 28 për qind pro dhe 52 për qind kundër. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëBritania po e shqyrton mundësinë e eksportimit të armëve në Kosovë
Ndizet atmosfera në aeroport, mbështetësit e Kurtit hedhin valle me tingujt e tupanit
Hidhen mjete piroteknike drejt Kryeministrisë, lëndohen tre punonjës policie
Emërimi i Pierce, Kearns: BE ka bërë gabim në qasjen ndaj Ballkanit Perëndimor, Mbretëria e Bashkuar duhet të veprojë
Arrestohet një person për ushtrim presioni ndaj komunitetit rom në veri për të votuar Listën Serbe
Votojnë ish-krerët e UÇK-së në Hagë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
"Le ta bëjmë një marrëveshje", Zelensky i ofron Trumpit minerale të rralla në këmbim të ndihmës financiare
Netanyahu mohon shtetin palestinez: Le ta krijojnë shtetin e tyre në Arabinë Saudite
Votimi në diasporë: A ka rrezik për manipulim në transportin e zarfeve zgjedhore?
Trump: Izraeli do t'ia dorëzojë Gazën SHBA-së pas luftimeve
Legjenda e Milanit u shkarkua nga posti i trajnerit pasi nuk e futi në lojë djalin e presidentit
Tom Jones qëndroi me dashurinë e fëmijërisë deri në vdekjen e saj, por martesa e tyre 59 vjeçare u shoqërua me shumë tradhti