LAJMI I FUNDIT:

Sondazhet, sinjal i zgjedhjeve

Sondazhet, sinjal i zgjedhjeve

Publikimi i sondazheve se cilat parti politike kanë përkrahje më të madhe nga qytetarët dhe cilët politikanë janë më të preferuar për kryeministër të vendit, gati dy vjet para zgjedhjeve të rregullta parlamentare, vlerësohet se janë sinjal për zgjedhje të parakohshme në Kosovë.

Gati dy vjet para zgjedhjeve të rregullta parlamentare, kompani të ndryshme vendore kanë filluar të nxjerrin sondazhe se cilat subjekte politike mund të fitojnë zgjedhjet e parakohshme në Kosovë dhe cilët kandidatë partiakë kanë përkrahje më të madhe për kryeministër të vendit.

Ditë më parë është publikuar sondazhi i kompanisë vendore “Ubo Consulting”, sipas të cilës, nëse zgjedhjet do të mbaheshin këto ditë, 24.1 për qind e qytetarëve do ta votonin PDK-në, 23.3 për qind Lëvizjen “Vetëvendosje”, ndërsa përkrahja e qytetarëve për LDK-në e kryeministrit Isa Mustafa, sipas këtij sondazhi, do të bjerë nën 20 për qind, shkruan gazeta ‘Zëri’.


Madje, sipas sondazhit të “Ubo Consulting”, Albin Kurti konsiderohet nga qytetarët si kandidati më i përshtatshëm për kryeministër të vendit. Por, një sondazh i tillë ka nxehur “gjakrat” e bashkëpunëtorëve të kryeministrit Mustafa, duke e quajtur atë si të porositur.  /Zëri/

Në trend Lajme

Më shumë
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

Lajme
Serbë nga Kosova shkojnë në Beograd “për të mbrojtur presidentin”

Serbë nga Kosova shkojnë në Beograd “për të mbrojtur presidentin”

Lajme
Instituti PREVENT publikon raportin

Instituti PREVENT publikon raportin "Nga dezinformimi serb tek faktet – Kosova dhe përballja me ekstremizmin e dhunshëm"

Lajme
Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Kronika e Zezë
Qeveria e Kosovës mbajti mbledhje elektronike, këto janë vendimet

Qeveria e Kosovës mbajti mbledhje elektronike, këto janë vendimet

Lajme
Kalo në kategori