Kanë mbetur edhe gjashtë ditë deri në mbajtjen e zgjedhjeve lokale 2021.
Më 17 tetor (e diel) qytetarët do të votojnë për kryetarin e tyre të ri.
Telegrafi ka filluar me publikimin e disa sondazheve ku do të përfshihen të gjitha komunat dhe kandidatët.
Në këtë sondazh të gjithë mund të votojnë për kandidatin që mendojnë se do të udhëheqë me komunën përkatëse.
Serinë e këtyre sondazheve, Telegrafi e vazhdon me Komunën e Prishtinës. Në garë për kryetar të Prishtinës janë gjashtë kandidatë: Florim Isufi (Partia Balliste), Daut Haradinaj (AAK), Arben Vitia (LVV), Gëzim Mehmeti (AKR), Përparim Rama (LDK), Avni Çakmaku (Fajla) dhe Uran Ismaili (PDK).
Sipas të dhënave të KQZ-së, numri i votuesve në Komunën e Prishtinës është 195,978, numri i qendrave të votimit 52, numri i vendvotimeve 238.
Më 14 tetor do të mbyllen të gjitha sondazhet, ku pastaj në një lajm do të përmblidhen rezultatet finale. Për të shikuar të gjitha sondazhet, klikoni këtu. /Telegrafi/
Sondazhi është krijuar për t’i dhënë lexuesit tonë një mundësi për të shprehur mendimin e tij nëpërmjet votës. Në një IP mund të votohet vetëm një herë.