Katër kandidatë janë zyrtarizuar për zgjedhjet lokale për kryetar të Komunës së Prizrenit. Kryetari aktual, Shaqir Totaj nga PDK, ka konfirmuar se do të garojë për një mandat të dytë.

Përballë Totajt do të jenë: Driton Selmanaj nga LDK, Artan Abrashi nga LVV, dhe Besnik Krasniqi nga AAK.


Garës mund t’i bashkohen edhe kandidatë të tjerë nga subjekte të ndryshme politike, si dhe kandidatë të pavarur.

Telegrafi ka hapur një sondazh ku ju mund të votoni për kandidatin tuaj të preferuar.