Ole Gunnar Solskjaer ka insistuar se Paul Pogba nuk do të shitet në janar nga Manchester United.

Mesfushori francez po e kërkon largimin nga Djajtë e Kuq, derisa e pëlqen kalimin te Real Madridi ose te Juventusi.


Por, trajneri norvegjez ka deklaruar se Pogba nuk do të largohet në janar nga Old Trafford.

pogba 3

“Nuk do ta shihni Paul Pogban duke u larguar në janar”, ka thënë strategu i Unitedit.

“Ai është me ne dhe është i lumtur. Ai ka thënë disa herë se e dashuron këtë skuadër dhe nuk do të largohet në janar nga ne”, ka shtuar më tej Solskjaer.

Pogba pritet që në verën e këtij vitit t’i thotë lamtumirë skuadrës angleze, e që destinacioni i tij i radhës pritet të jetë Spanja. /Telegrafi/

telegrafi sport app