LAJMI I FUNDIT:

Solskjaer për ndeshjen me Newcastlen: Ronaldo do të luajë

Solskjaer për ndeshjen me Newcastlen: Ronaldo do të luajë
Solskjear e Ronaldo (Foto: Man Utd)

Cristiano Ronaldo me shumë gjasa do të debutojë me Manchester Unitedin këtë fundjavë kundër Newcastles.

Ndeshja zhvillohet në “Old Trafford” të shtunën, më 11 shtator nga ora 16:00.

Solskjaer foli për shanset e tij për të luajtur në konferencën e fundit për shtyp.


“Ai kishte një parasezon të mirë me Juventusin. Ai luajti për ekipin kombëtar, ai kaloi një javë të mirë këtu me ne. Herët a vonë ai patjetër do të jetë në fushë, kjo është e sigurt”, ka thënë  Solskjaer për ndeshjen me Newcastlen.

Portugezi u kthye në grup të martën pas angazhimeve me kombëtaren, dhe vetëm një ditë para konferencës Solskjaer ai kishte folur me faqen zyrtare të klubit në bisedë me ish-shokun e skuadrës Wes Brown .

Ronaldo (Foto: Man Utd)

” Unë jam gati dhe mendoj se gjëra të rëndësishme mund të ndodhin në tre ose katër vitet e ardhshme”.

Pastaj ai bëri shaka: “Unë do të jem i përgatitur dhe do t’i bëj presion Solskjaer për të filluar që nga minuta e parë”, kishte thënë dje Ronaldo.  /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Sensacioni i Real Madridit i akuzuar për pornografi me të mitur, përballet me pesë vjet burg

Sensacioni i Real Madridit i akuzuar për pornografi me të mitur, përballet me pesë vjet burg

La Liga
UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

Liga e Kampionëve
Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi

Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi

La Liga
Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
U dëshmua se është

U dëshmua se është "finale para finales": Real Madridi shpartallon Man Cityn në 'Etihad'

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori