Trajneri i Manchester Unitedit, Ole Gunnar Solskjaer e ka pranuar pranon se ata do të jenë aktivë në afatin kalimtar të janar pasi ata përfunduan të parët në grupin e tyre në Ligën e Evropës.

United mundi skuadrën holandeze AZ Alkmaar 4-0 në Old Trafford të enjten në mbrëmje për të përfunduar para kundërshtarëve të tyre Eredivisie në grup.


Kështu, Djajtë e Kuq kanë siguruar një short më të lehtë kur të mbahet nga ora 13:00 të hënë.

Por, Solskajer beson se klubi anglez ka nevojë për më shumë transferime në afatin e janarit.

GettyImages 1178202206 Ole Gunnar Solskjaer (Foto: Michael Regan/Getty Images/Guliver)

"Ne po kërkojmë të forcohemi në shumë pozicione", ka thënë fillimisht Solskjaer në konferencën e tij për shtyp pas ndeshjes.

"Akoma na duhen dy ose tre lojtarë për të pasur numra të mjaftueshëm në ekip", përfundoi trajneri i Unitedit. /Telegrafi/

telegrafi sport app