Shikojmë sjelljen, mosbindjen dhe lirinë e organit tonë, që e ngre kokën përpjetë në mënyrën më të papërshtatshme. Atëherë kur nuk na duhet dhe që në mënyrën më të papërshtatshme, në momentin që më shumë se kurrë na duhet, ai na braktis: ai konkurron mbretëri për autoritete me vullnetin tonë. Me kokëfortësi dhe krenari refuzon të gjitha nxitjet tona, si ato të dorës edhe ato të mendjes. (Mechel De Montaigne)
Abdirahim Idrizi
Poliklinika “Galaxy”
abdirahimidrizi@gmail.com
Çdo person është i veçantë me të mirat dhe të metat e veta. Ka nevojë për informata, ka nevojë për përkrahje, për mbështetje, për mirëkuptim. Por, para së gjithash ju jeni për veten tuaj për lumturinë tuaj, gëzimin tuaj, dhe ju hapeni siç hapet trëndafili, ju notoni siç noton peshku, prandaj pse duhet ta vrisni mendjen e të shqetësoheni.
Lindja e juaj është gëzim, ajo është fillimi i jetës, ju shfrytëzoni të mirat e kësaj bote. Detyra juaj kryesore është që ju të jeni të lumtur e të lulëzoni, që të bëheni plotësisht i ndërgjegjshëm, duhet t’i kuptoni gjërat ashtu siç janë, e jo siç doni ju. Të gjitha masat që i kanë marrë qeveritë e fetë deri në kohën e tanishme, nuk i kanë ndihmuar njerëzimit në zgjidhjen e problemeve. I varfri ka mbetur po aq i varfër dhe numri i tyre në vazhdimësi po rritet. Sëmundjet, infeksionet, viruset më të ndryshme janë përhapur, janë në shtim e sipër, krime të llojllojshme bëjnë gërdinë dhe vazhdimisht po shtohen.Numri i burgjeve shtohet e zgjerohet, gjykatat gjithashtu po shtohen, por kriminaliteti nuk po ndahet.
Shkencëtarët, krijuesit, nuk janë në gjendje të zgjidhin problemet themelore të njerëzimit, ata janë nën ndikim të fuqive sekrete, ata sundojnë, ata vendosin për botën. Bëhuni vetvetja, mos bini në grackë, zbuloni veten tuaj. Atë moment që ta zbuloni veten tuaj, do të ndodhë mrekulli në jetën tuaj.
Tërë jetën njoftojmë, lajmërojmë, alarmojmë për problemin, kërkojmë ndihmë por ajo nuk na shpërblen, përkundrazi na dënon, sepse ne e harxhojmë tërë kohën me problemet, me të këqijat. Atëherë kujdes mos e mbyllni, mos e burgosni, mos e konservoni lumturinë, se ajo nuk burgoset, nuk konservohet. Atë moment që ju shpërndani lumturinë, gëzimin, komplimentin, sa më shumë shpërndani, ai aq më shumë do të shumëzohet, aq më shumë do t’ju shpërblejë dhe ju do të jeni të lirë, të mbështetur me gëzim, me lumturi në jetë. Prandaj shpërndajeni, përhapeni atë, ndajeni me të tjerët, se vetëm atëherë ju do të arrini që jeta juaj të depërtojë në brendësi, ju do të ndjeni shijen e aromën e jetës, të natyrës hyjnore.
Bëhu i natyrshëm, bëhu ai që je, eliminoi ndasitë, sepse ai që bën të kundërtën, është absolutisht i padobishëm. Prandaj, kënaquni me veten tuaj, mbusheni me lumturi dhe me gëzim, sepse qenia juaj do të lëshojë aromën e dashurisë, kjo do të jetë ndarje gëzimi dhe lumturie dhe nuk ka gjë më të lumtur sesa ta ndani lumturinë dhe gëzimin tuaj me të tjerët.
Njeriu kur fillon të dashurojë, ai fillon të bëhet i pjekur. Në fillim nis ta përhapë dashurinë, fillon ta ndajë atë me të tjerët, por gjithashtu ai kërkon edhe më shumë, nuk arrin të shohë se ka nevojë për të tjerët, për dashuri. Kjo do të thotë se dashuri ka me bollëk, por nuk do të thotë se jeta është e pafund, ajo ikën sa çel e mbyll sytë. Kjo është ta shijosh jetën, ta shijosh dashurinë, të rritesh, të bëhesh i pjekur. Prandaj ju përhapni dashurinë se vetëm atëherë ajo shumëzohet, atëherë dashuria jeton, ajo të jep krahë, të bën të lumtur.
Çdo gjë rrjedh në këtë botë. Kalojnë ditët, kalojnë netët, lumi rrjedh pandërprerë, pranvera vjen me gjithë bukuritë e veta, çdo gjë rrjedh, edhe ne rrjedhim, jeta kalon asgjë nuk është absolute, çdo gjë është relative, asgjë nuk bëhet për hatër, çdo gjë ka rrugën e vet të jetës, jeta është një diagram, ka fillimin, ka kulmin dhe mbarimin.
Edhe vajzat, edhe djemtë kërkojnë dashuri, ata janë në aksion, kërkojnë natyrshëm t’i plotësojnë dëshirat e zjarrta, ata bien në dashuri, por ata nuk kanë dashuri në veten e vet, ata nuk kanë trashëguar dashuri, ata nuk dinë të dashurojnë, kërkojnë të jenë të dashur. Pasi ata janë të papërgatitur, janë të rinj, edukatë të dashurisë nuk kanë, janë të papjekur, edhe kur bien në dashuri me një tjetër të papjekur, atëherë çfarë duhet të presim nga dy persona që nuk dinë çfarë duan, instinkti i tyre është aq i fortë sa që nuk e kuptojnë gjuhën e njëri-tjetrit.
Të rinjtë duhet të edukohen, duhet të konsistojnë në atë që të kenë një përvojë dhe një pjekuri më të theksuar, atëherë do të kërkoni një partner më të përgatitur për dashuri. Njeriu i pjekur me përvojë nuk bie në dashuri, ai përhap dashuri, rritet me dashuri. Vetëm njerëzit e papjekur bien në dashuri, ata nuk dinë ta kontrollojnë veten – i kontrollon instinkti, pengohen dhe bien në dashuri.
Personat që dashurohen gjejnë një femër/mashkull, humbasin kokën pas njëri-tjetrit, janë gjithnjë të gatshëm të bien në trans, të humbin kokën, pa menduar se po shkatërrohen. Njeriu i pjekur e me përvojë jep dashuri, ai thjesht jep atë pa kërkuar asgjë, ai nuk kërkon kushte, ai nuk bën vërejtje, ai ndjen mirënjohje që ofron atë që kërkon partneri, ai është i gatshëm ta plotësojë ëndrrën e asaj/atij.
Dy persona që duhen janë shumë solidarë ndaj njëri-tjetrit, janë të lirë, janë të gatshëm të sakrifikojnë, janë për njëri-tjetrin, përhapin kënaqësi dhe lumturi njëri-tjetrin. Kështu akumulojnë energji të freskët, akumulojnë dashuri, janë të gatshëm ta përhapin lumturinë, gëzimin dhe dashurinë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
10 thënie që jua rikujtojnë rëndësinë e guximit, pozitivitetit dhe vendosmërisë

Kur duhet të ndërroni sfungjerin e enëve?

Besohet se njerëzit më të bukur lindin nën këtë shenjë të zodiakut

Gjashtë gjëra që duhet t’i kujtosh vetes kur po kalon një ditë të keqe

Tetë thëniet më të jashtëzakonshme të Napoleon Bonapartes

Këshilla për larjen e rrobave që në fakt nuk funksionojnë, shmangni këto truke

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës