Real Madridi ka fituar ndaj Valladolidit në La Liga me rezultat 2-0.

Kjo ishte fitorja e parë e trajnerit Santiago Solari me Los Blancos në kampionatin elitar, por erdhi me shumë vështirësi.


Ndeshja filloi me rastin e mirë nga Karim Benzema në minutën e katër, ndërsa Antonito i vendasve rrezikoi portën e Realin në minutën e 34.

Gareth Bale (Foto: Denis Doyle/Getty Images/Guliver)

Gareth Bele kishte një rast për gol në minutën 36-të, por gola nuk shikuam në 45 minuat e parë.

Pjesa e dytë filloi me rastin e Benzemas (55') dhe Casemiros (56').

Vendasit iu përgjigjën me Ruben Alcarez (58') dhe Toni (66'), dyshja ishin të pafat duke goditur shtyllën.

Ruben Alcaraz (Foto: Denis Doyle/Getty Images/Guliver)

Goli i parë në takim ishte autogol nga Kiko, i cili devijoi gjuajtën e Vinicius Junior. Ndërsa në minutën e 88-të shënoi edhe Sergio Ramos nga pika e bardhë.

Pas kësaj fitore Reali ngjitet në vendin e gjashtë me 17 pikë, kurse Valladolidi bie në pozitën e tetë me 16 pikë.

Ndeshja e ardhshme e Los Blancos është kundër Celta Vigos, kurse Valladolidi ndaj Eibarit. /Telegrafi/

telegrafi sport app