Nga: Fadil Sahiti
Shumëkush i konsiderojnë Sokratin dhe Konfuçin si “binjakë” në historinë e filozofisë. Të dy jetuan në kohë të ngjashme dhe kishin pikëpamje të krahasueshme. Secili ishte themelues i një tradite të madhe filozofike. Ndonëse asnjëri prej tyre nuk ka lënë pas ndonjë gjë të shkruar, idetë e tyre kanë pasur ndikim thelbësor në civilizimet përkatëse, atë perëndimor dhe atë lindor.
Sigurisht, vlera e filozofisë së tyre vështirë se mund të përmblidhet në një ese të shkurtër si ky. Dua të veçoj dy tipare ose koncepte të filozofisë së tyre.
Sokrati kishte një koncept unik në lidhje me intelektualin – intelektualizmin moral. Në thelb, ky koncept bazohet në barazi mes njerëzve, në individualizëm, modesti intelektuale dhe përmbajtje shkencore. Intelektual nuk është ai që beson se di shumë, thoshte ai; mençuria nuk matet me sasinë e njohurive të grumbulluara, por me vetëdijen se sa pak dimë. Qëllimi arsimor dhe edukativ i një intelektuali nuk është dëshira për të theksuar epërsinë, superioritetin shkencor ose filozofik ndaj tjetrit, por kultivimi i një vetëdije vetëkritike dhe mendimit kritik në përgjithësi. Sokrati e barazonte moralin me dijen, mirësinë me mençurinë. Kush është i mençur, thoshte, është edhe moralisht i mirë. Injoranca është përgjegjëse për çdo gabim moral sepse askush nuk vepron kundër dijes së tij.
Në anën tjetër, tradita filozofike e Konfuçit lidhet me aspekte më praktike të jetës. Është e njohur thënia e tij se “njeriu ka dy jetë; jeta e vërtetë fillon kur të kuptojmë se kemi vetëm një së cilës duhet t’i jepet kuptimi”. Është një lloj metafore që sikur i thotë njeriut se ai është i vdekshëm, se jeta ka një kufi, prandaj duhet të përmbushet me kuptim. Kur jemi të rinj, kemi një besim pothuajse “të bezdisshëm” se nuk do të vdesim; ne në mënyrë besojmë në drejtësi, kemi iluzionin se prindërit tanë nuk bëjnë gabime, se kemi mësuesit më të mirë, më të moralshëm etj.
Duke u plakur fillojmë të humbim shumë nga këto besime. Fillojmë të mësojmë se jeta nuk është aq e lehtë siç kemi besuar. Kuptojmë se jeta jonë është një lloj ankthi, do thoshte Sartri, se jemi të njësuar me ankthin. Kjo sepse jemi të detyruar të zgjedhim vetë, ndërsa zgjedhim atë që na duket më e zgjedhshme në shumësinë e të “zgjedhshmëve”. Çdo gjë tjetër është gënjeshtër dhe hipokrizi. Është ikje nga e vërteta dhe “uni”. Jo vetëm ankthin, por fillojmë ta kuptojmë se jemi të braktisur, të vetmuar, pa vlera të qëndrueshme, të padiskutueshme e absolute. “Nuk gjejmë as në vete e as jashtë vetes një mundësi ku të kapemi”. Nuk gjejmë as ndjesë. Nuk ka determinizëm; jemi të braktisur. Nuk gjejmë vlera ose urdhra që do ta përligjin sjelljen tonë; nuk gjejmë arsyetime ose ndjesë. E kuptojmë se jemi të lirë, madje të dënuar të jemi “të lirë”. Ne jemi përgjegjës për gjithçka që bëjmë në këtë botë, se ne duhet të zgjedhim.
Në mënyrë të dëshpëruar, duhet të mos prajmë që t’i japim kuptim jetës, thotë Konfuçi. Nuk ka rrugë tjetër. Ne duhet të mësojmë dhe të mbështetemi në atë që varet nga vullneti ynë, në tërësinë e gjasave që bëjnë të mundur realizimin e vetvetes. “Kur duam diçka, ka gjithmonë elemente se ka të ngjarë”. Këtu të vërtetë ka vetëm në atë që varet nga ti, nga unë, jo edhe tek tjetri! Aty ku nuk jam unë, nuk ka të vërtetë absolute. Nuk ka të “mundshme”. “Asnjë zot, asnjë qëllim nuk mund t’ia adaptojë botën dhe të mundshmet e saj vullnetit tim”. E mundshmja është tek “unë”. Duhet vepruar “pa shpresë”.
Vetëm kur mësojmë se realizimi i vetvetes varet nga vetja jonë, vetëm atëherë fillojmë të jetojmë në botën reale. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Historia e gjakmarrjes së madhe në Tokën e Shenjtë, shqiptari që tentoi të ndalte Rothschildët dhe sulltani që lejoi krijimin e Izraelit

Thënie nga Gjergj Fishta: Më dhemb kryet nga njato parla-parla të parlamentarëve - dokrra pa kokrra!

Ç’është socializmi?

Harta e shteteve të Evropës, gjatë 2400 vjetëve

Mos mendoni për politikën, jetoni si Forrest Gumpi?!
Historia e çuditshme dhe befasuese e këngës “Non, Je ne Regrette Rien”

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët