Xherdan Shaqiri ka zhvilluar një ndeshje të madhe ndaj Serbisë, duke realizuar në minutat e fundit.   

Goli i dha fitoren Zvicrës, ndërsa sipas trajnerit Bylbyl Sokoli, vlera e tij do të rritet bindshëm.


“Xherdan Shaqirit i rritet vlera mbi 50 milionë euro. Me këtë paraqitje ai futet në 10-të lojtarët më të shtrenjtë në Evropë”.

GettyImages 981446868 3 (Getty Images)

“Shumë futbollistëve pas botërorit iu rritet vlera”.

“Unë mendoj që Xherdan Shaqiri, prej fillimit të kampionit është tregu i rrëzikshëm. Edhe ndaj Brazilit,ai u tregua i fortë”.

“Nëse vazhdon kështu do ta shohim në Kupat Evropiane. Do të largohet nga Stoke, pasi ai nuk e ka vendin në atë ekip”, ka thënë Sokoli në emisionin Dueli i Botërorit në RTV Dukagjini.  /Telegrafi/

telegrafi sport app