LAJMI I FUNDIT:
Gjakova 1° partlycloudy_day

Sokoli : Nisma “Dhurata ime për ty” u dedikohet të gjithëve atyre që ndihen të harruar

Sokoli : Nisma “Dhurata ime për ty” u dedikohet të gjithëve atyre që ndihen të harruar

Festat e fundvitit janë ditë që karakterizohen nga përgatitja e dhuratave për të gjithë njerëzit tanë të dashur, e një projekt i tillë që bën përgatitjen e dhuratave për njerëzit është edhe projekti “Dhurata ime për ty”, që është një nismë vullnetare e organizuar nga Kisha Ungjillore “Rilindja” Gjakovë.

Jeton Sokoli, që është koordinator i projektit “Dhurata ime për ty”, tha për Telegrafin që synimi fillestar i këtij projekti ishte të sillnim pak dritë dhe shpresë në jetët e atyre që janë më të prekur nga varfëria dhe vështirësitë.


“Dhurata ime për ty” ka nisur shtatë vite më parë si një iniciativë modeste nga një grup të rinjsh të Kishës Ungjillore “Rilindja” në Gjakovë. Synimi fillestar ishte të sillnim pak dritë dhe shpresë në jetët e atyre që janë më të prekur nga varfëria dhe vështirësitë, veçanërisht gjatë periudhës së festave. Në vitin e parë, shpërndamë vetëm 27 kuti dhuratash të mbushura me sende bazike, lodra dhe ushqime.”, tha fillimisht Sokoli.

Ai poashtu tha që numri i pakove të dhuratave të përgatitura nga vullnetarët është rritur nga viti në vit.

“Me kalimin e viteve, kjo nismë ka fituar gjithnjë e më shumë mbështetje dhe është zgjeruar ndjeshëm. Vitin e kaluar shpërndamë 600 dhurata, ndërsa këtë vit kemi synimin ambicioz për të arritur në 1,000 kuti dhuratash. Rritja e projektit ka qenë e mundur falë përkushtimit të ekipit tonë të vullnetarëve, mbështetjes së komunitetit dhe angazhimit të partnerëve që ndajnë të njëjtin vizion me ne.”, potencoi Sokoli, shkruan Telegrafi.

Sokoli ceku që fillimisht ndihmën dhe mbështetjen për nisjen e këtij projekti nismën e kanë gjetur nga biznismenët lokalë.

“Në fillimet tona, mbështetja vinte kryesisht nga biznesmenët lokalë në Kosovë, të cilët kontribuan me donacione financiare ose materiale për të mbështetur shpërndarjen e dhuratave. Kjo na lejoi të ndërtonim një themel të fortë për projektin.”

Ai tha që vitin e kaluar ky projekt ka fituar edhe më shumë miq, të cilët tashmë i japin këtij projekti mbështetje të madhe.

“Vitin e kaluar bëmë një rilancim të projektit ku për mbështetje ishte edhe kryetari i Komunës së Gjakovës, zt Ardian Gjini dhe një sërë biznese të ndryshme lokale, tashmë miq të projektit.

Këtë vit kemi shtrirë përpjekjet tona duke përfshirë edhe organizata joqeveritare dhe kisha brenda dhe jashtë Kosovës, me qëllim që të mbështesim rritjen e kësaj nisme. Është inkurajuese të shohim se si gjithnjë e më shumë njerëz dhe organizata dhe biznese lokale janë të gatshëm të kontribuojnë për këtë kauzë. Mbështetja e tyre na ka ndihmuar të bëjmë një hap të madh drejt realizimit të synimit tonë për këtë vit.”, shtoi Sokoli.

Sokoli tha që qëllimi i këtij projekti është që të mund të bëjmë diçka për ata që nuk mund të bëjnë asgjë për ne.

“Ne donim të bënim diçka për ata që nuk mund të bëjnë asgjë për ne, pra vetem të japim. Jo të marrim.

Kjo nismë lindi nga një dëshirë e fortë për të ndihmuar ata që janë më në nevojë dhe për t’ua bërë festat më të veçanta, veçanërisht fëmijëve që përballen me kushte të rënda jetese.

Frymëzimi fillestar erdhi nga gjendja e fëmijëve të rrugës, të cilët kalojnë netë të ftohta në temperatura nën zero, fëmijët jetim, ata që jetojnë në varfëri ekstreme dhe grupet e cenueshme si të moshuarit apo personat me aftësi të kufizuara.”

Tutje Sokoli shtoi që do të vazhdojnë që të punojnë me përkushtim të madh për këtë nismë.

“Synimi i projektit është t’u ofrojmë këtyre grupeve jo vetëm ndihmë materiale, por edhe një moment të veçantë gëzimi dhe dashurie. Gjatë viteve, kemi parë se gëzimi që këta fëmijë përjetojnë kur hapin kutitë e dhuratave është një kujtesë e fuqishme e asaj se sa shumë mund të ndikojë një gjest i vogël. Për ne, këto momente janë gjithçka dhe arsyeja pse vazhdojmë të punojmë me përkushtim dhe zemër për këtë nismë.” 

Ndër të tjera Sokoli potencoi që nisma “Dhurata ime për ty” u dedikohet të gjithë atyre që ndihen të harruar.

“Dhurata ime për ty” u dedikohet të gjithëve atyre që ndihen të harruar, që vuajnë nga varfëria apo dhuna dhe që kanë nevojë për shpresë. Për ne, kjo është një shprehje praktike e dashurisë së Zotit dhe një thirrje për ndërtimin e një shoqërie më të dhembshur. Një shoqërie që mësohet të jap, që mëson se më mirë është të japësh se sa të marrësh. Në fakt kjo është historia e Krishtlindjes, Dashuria, gëzimi, shpresa të mbështejllura në një Dhuratë për gjithë njerëzimin.”, përfundoi kështu Sokoli. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Loredana thyen kutinë e emergjencës - avantazhi që përfitoi i kushtoi me një dënim mjaft të madh

Loredana thyen kutinë e emergjencës - avantazhi që përfitoi i kushtoi me një dënim mjaft të madh

Magazina
Në xhamitë e Kosovës ligjërohet edhe për zgjedhjet

Në xhamitë e Kosovës ligjërohet edhe për zgjedhjet

Lajme
Zbulohet çmimi i veturës më të lirë elektrike nga Volkswagen

Zbulohet çmimi i veturës më të lirë elektrike nga Volkswagen

Auto
Asteroidi me përmasat e një fushe futbolli është nisur drejt Tokës - propozohet dërgimi i një arme bërthamore në hapësirë për ta devijuar

Asteroidi me përmasat e një fushe futbolli është nisur drejt Tokës - propozohet dërgimi i një arme bërthamore në hapësirë për ta devijuar

Botë
Revista Time provokon me kopertinën e re, vendos Musk në tavolinën e presidentit - vjen reagimi i Trumpit

Revista Time provokon me kopertinën e re, vendos Musk në tavolinën e presidentit - vjen reagimi i Trumpit

Botë
Netanyahu mohon shtetin palestinez: Le ta krijojnë shtetin e tyre në Arabinë Saudite

Netanyahu mohon shtetin palestinez: Le ta krijojnë shtetin e tyre në Arabinë Saudite

Azia
Kalo në kategori