LAJMI I FUNDIT:

Sokoli i kënaqur me angazhimin e futbollistëve pas fitores së parë në krye të Malishevës

Sokoli i kënaqur me angazhimin e futbollistëve pas fitores së parë në krye të Malishevës

Malisheva ka marrë fitoren e parë në stinorin pranveror në Albi Mall Superligën e Kosovës në futboll.

Në fakt kjo ishte fitorja e parë edhe e Bylbyl Sokolit si trajner i Malishevës, pasi ka mposhtur Drenicën me rezultat 3-1.

Sokoli fillimisht foli për super talentin Drilon Hazrollaj i cili realizoi një gol spektakolar nga gjuajtja e lirë.


“Është një talent i madh që po bën shumë mirë, por i duhet ende punë e madhe për të arritur diçka në karrierë. I duhet punë, disiplinë dhe angazhim i madh dhe mundësitë i ka, tani varet nga ai”, tha Sokoli.

Tutje trajneri i njohur kosovar foli për ndeshjen, duke thënë se është i kënaqur nga ajo që kanë dhënë futbollistët.

“Mendoj që të gjithë lojtarët e dhanë maksimumin në këtë ndeshje. Duhet ta pranojmë se ekipi po luan me presion.”

“Nuk jemi në pozitë të lakmueshme në tabelë. Për këtë arsye ne po bëjmë shumë gabime në lojë. Jam i kënaqur me atë që treguan lojtarët në fushë”.

“Shpresojmë që të vijnë ditët kur lojtarët të jenë më të qetë. Kemi shënuar shumë gola, por edhe po lëmë mundësinë për të pranuar shumë gola sepse po lëmë hapësira prapa”, ka deklaruar Sokoli. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Është mungesë respekti”, Flick befason me fjalët për kartonin e kuq të Bellingham

“Është mungesë respekti”, Flick befason me fjalët për kartonin e kuq të Bellingham

La Liga
Liverpooli përgatit 108 milionë euro për lojtarin që Slot e konsideron si ‘blerjen perfekte’

Liverpooli përgatit 108 milionë euro për lojtarin që Slot e konsideron si ‘blerjen perfekte’

Premier League

"Shumica e njerëzve e kanë gabim për pagat" - ish futbollisti i Man Cityt zbulon se si paguhen lojtarët në Ligën Premier

Premier League
Eksperti i leximit të buzëve zbulon se çfarë kërkoi Bellingham nga gjyqtari para se të ndëshkohej me karton të kuq

Eksperti i leximit të buzëve zbulon se çfarë kërkoi Bellingham nga gjyqtari para se të ndëshkohej me karton të kuq

La Liga
Barcelona vendos ta shesë yllin e skuadrës, kjo i hap rrugë transferimit të Tah

Barcelona vendos ta shesë yllin e skuadrës, kjo i hap rrugë transferimit të Tah

La Liga
Hulk e dëshmon sërish se ka gjuajtjen më të fortë në botë – realizon super gol nga 35 metra

Hulk e dëshmon sërish se ka gjuajtjen më të fortë në botë – realizon super gol nga 35 metra

Ndërkombëtare
Kalo në kategori