LAJMI I FUNDIT:

Sokoli debuton me Gjilanin ndaj Drenicës

Sokoli debuton me Gjilanin ndaj Drenicës

Java 14 e Raiffeisen Superligës sot vjen me dy ndeshje. Në Kizhnicë, Hajvalia pret Vushtrrinë, kurse në Gjilan, skuadra me të njëjtin emër i bënë konak Drenicës.

Në këtë takim për Gjilanin do të debutoi trajneri i mirënjohur kosovar Bylbyl Sokoli, i cili dje ka marrë drejtimin e klubit pas shkarkimit nga detyra të trajnerit Sadat Pajaziti.

Të dyja takimet e ditës së sotme do të fillojnë në orar të njëjtë nga ora 13:00. /Telegrafi/

Gjilani – Drenica (SSK)
S. Jusufi. D.Preniqi. G.Mehmeti. B.Jahmurataj)


Hajvalia – Vushtrria
(M.Baliu. A.Ejupi. S.Haziri. G.Nuza)