LAJMI I FUNDIT:

Sokol Kushta – shqiptari i vetëm që ka qenë në garë për Topin e Artë në mesin e 30 më të mirëve

Sokol Kushta – shqiptari i vetëm që ka qenë në garë për Topin e Artë në mesin e 30 më të mirëve

Për gjeneratat e reja mund të mos jetë emër i njohur, por Sokol Kushta ishte një yll futbolli në shekullin e kaluar.

Shqiptari që karrierën e filloi të Flamurtari i Shqipërisë, për të kaluar më pas te Partizani, bëri edhe një karrierë të pasur edhe në Greqi.

Kushta luajti në vendin fqinjë për klube si Iralkis, Apolonia Kalmarias, Olympiakos dhe Ethnikos, e në këtë të fundit edhe u pensionuar më 1 korrik të vitit 1996.


Por, për të gjithë ata që nuk e kanë ditur, 57-vjeçari është i vetmi shqiptar deri më tani që është nominuar për Topin e Artë, shkruan Telegrafi.

Në listën prej 30 lojtarëve, format ky që është edhe sot, Kushta ishte në listë me legjenda të njohura të futbollit si, Ruud Gullit, Paulo Future, Emilio Butragueno, Gary Lineker, Marco van Basten e shumë të tjerë.

Gullit e fitoi Topin e Artë të vitit 198t me 203 pikë, ndërsa Kushta kishte marrë vetëm një pikë, aq sa kishte edhe legjenda e Romës, Rudi Voller.

Për Shqipërinë, Kushta kishte bërë 31 paraqitje dhe kishte realizuar dhjetë gola, por karriera e tij më e ndritur ishte ajo me klube, derisa kishte shënuar edhe super gola, siç është edhe një perlë ndaj Partizanit të Beogradit.

Ai po ashtu kishte paraqitje edhe në gara si UEFA Cup me gjashtë gola, në Cup Winners’ Cup, me katër paraqitje dhe formë të lartë kishte në Super League 1 me g60 paraqitje dhe 12 gola,

Gjatë karrierës së tij, ai kishte arritur t’i bënte 322 paraqitje, ndërsa mbetet deri më sot lojtari i vetëm shqiptar i nominuar për çmimin më të madh individual. /Telegrafi/

Foto: wikipedia.org

Në trend Sport

Më shumë
Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi

Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi

La Liga
UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

Liga e Kampionëve
U dëshmua se është

U dëshmua se është "finale para finales": Real Madridi shpartallon Man Cityn në 'Etihad'

Liga e Kampionëve
Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Shfaqen problemet e para serioze për Ruben Amorim te Manchester United

Shfaqen problemet e para serioze për Ruben Amorim te Manchester United

Premier League
Liverpooli ka gjetur zëvendësuesin e Salah - luan në Francë

Liverpooli ka gjetur zëvendësuesin e Salah - luan në Francë

Premier League
Kalo në kategori