LAJMI I FUNDIT:

Sokol Haliti premton ujë në tetë fshatra

Sokol Haliti premton ujë në tetë fshatra
Sokol Haliti. Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti në debatin ‘Jeta në Komunë’ është përballur edhe me problemin e ujit të pijes në Viti.

I pyetur nga asamblistja e LVV-së, Mirlinda Tishukaj- Sadiku se kur në Viti do të zgjidhet problemi me ujin e pijes, Haliti tha se për Vitinë ‘po vinë ditë të mira’.

Madje Haliti premtoi se në 8 fshatra deri në maj të vitit të ardhshëm do të ketë ujë të pijes.


“Uji në Gërmovë është përgatit me u lëshu, uji në Goshicë është përgatit me u lëshu. Në Sllatinë të Epërme, në Sllatinë të Poshtme, Tërstenik, Sodovinë e Qerkezve, Sodovinë e Jerlive do të ketë deri në maj ujë, unë përgjigjem nëse nuk lëshohet uji deri atëherë”, tha Haliti.

Tutje Haliti theksoi se kompania regjionale “Hidromorava” do t`i marrë në mbikqyrje këto fshatra, është Skifteraj, Zhitia, Beguca, ma vonë Budrika do të jetë me Tërpezën, këto do të kryhen në qershor.

I pari i Vitisë poashtu u ballafaqua me premtimet e tij të dhëna në fushatën e zgjedhjeve lokale të vitit 2013 dhe 2017, punën e përfunduara deri më tani në këtë mandat, si dhe punët e mbetura deri në fund të mandatit 4 vjeçar./kallxo.com