‘Sofra Pejane’ prezanton vlerat muzikore shqiptare në televizionin shtetëror franko-gjerman ARTE

Një rikonfirmim më tepër se “Sofra Pejane” tashmë i ka kaluar kufijtë nacional e kombëtar.
Rrjeti i Televizionit shtetëror franko-gjerman ARTE këto ditë ka qëndruar në Pejë për pasqyrimin e vlerave tradicionale, kulturore e muzikore të Kosovës.
Lajmin është konfirmuar edhe nga vet kjo Shoqëri kulturo-Artistike, në faqen zyrtare në Facebook.
‘Televizioni shtetëror franko-gjerman ARTE ka zbritur në Pejë, për një dokumentar muzikor dhe të traditës me SHKA ‘Sofra Pejane’!
Normalisht me shumë respekt jemi përkujdesur me forcat tona që ti presim e nderojmë siç i ka hije traditës, mikpritjes dhe bujarisë pejane!’-thuhet në njoftimin zyrtar.
Xhirimet janë realizuar në qytet ndërsa pjesa qëndrore në një nga restoranet e njohura të traditës pejane ‘Taverna’.
Një hapësirë e veçant prezantuese, në saje të interesimeve të ekipit realizues, në dokumentar i është kushtuar edhe hit këngëtarit të njohur shqiptar nga Peja, pjesë e Sofrës pejane. Ramadan Krasniqit – Danit.
Ndryshe, nga viti 2017 SHKA ‘Sofra Pejane’ është pjesë e listës së Trashëgimisë Kulturore për mbrojtje nga shteti.
Nga viti 2020 gjatë viteve pandemike, kjo shoqëri famoze, ka funksionuar me mbështetje financiare të plotë nga gjigandi ekonomik kosovar ‘ELKOS Group’ respektivisht, presidenti i saj, biznesmeni i njohur Ramiz Kelmendi.
Dokumenatri në fjalë, në ARTE TV, ku do të paraqitet ‘Sofra Pejane’ me vlerat e muzikës dhe traditës, pritet transmetohet rreth muajit tetor të këtij viti. /Njeshi & Radio 1/





















































